Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në prag arrestimi/ Balluku emëron në krye të KPP-së të besuarën nën hetim nga SPAK

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandal në prag arrestimi/ Balluku emëron në krye të KPP-së të besuarën nën hetim nga SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Belinda Balluku, e zhytur në 11 hetime penale të hapura në SPAK, vijon ofensivën për kapjen e institucioneve kyçe të shtetit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se ministrja po shtyn me çdo kusht emërimin e Irma Drobonikut në krye të Komisionit të Prokurimit Publik, pavarësisht faktit se ajo ndodhet nën hetim penal nga SPAK.

 

Emri i Drobonikut ka mbërritur tashmë në Kryeministri si kandidate për drejtimin e KPP-së, një institucion strategjik që administron miliarda euro tendera publikë. Droboniku rezulton e implikuar në të paktën dy dosje korruptive që po hetohen nga prokurori i posaçëm Prençi, ku komunikimet dhe aktet e saj janë pjesë e provave të administruara nga SPAK.

 

Sipas burimeve, Irma Droboniku ka qenë “syri dhe veshi” i Ballukut dhe Viola Haxhiademit në KPP, duke raportuar çdo veprim të ish-kreut të këtij institucioni dhe duke zbatuar porositë politike të ardhura nga Ministria e Infrastrukturës. Roli i saj ka qenë kyç në mekanizmin e kontrollit të prokurimeve publike, duke e kthyer KPP-në në një hallkë të zinxhirit të kapjes institucionale.

 

Droboniku njihet për lidhjet e saj të ngushta shoqërore me Viola Haxhiademin, e emëruar së fundmi në krye të KESH, ndërsa karriera e saj ka marrë hov pas vitit 2013, paralelisht me ardhjen në pushtet të Rilindjes. Nga një mami në maternitetin e Fierit, ajo u katapultua në poste kyçe, falë sponsorizimit politik dhe besnikërisë ndaj Ballukut.

 

Pavarësisht se rrethi i hetimeve po shtrëngohet, Balluku nuk ndalet. Përkundrazi, po përpiqet të betonojë kontrollin mbi institucionet para se drejtësia të trokasë në derë. Emërimi i një personi nën hetim në krye të KPP-së përbën një akt të hapur sfide ndaj SPAK-ut dhe një alarm të kuq për kapjen totale të shtetit.

 

Tani pyetja nuk është më nëse ka shkelje, por sa larg do të lejohet të shkojë kjo skemë para se drejtësia të veprojë./ Almer Toska

Previous Post

Fund i epokës SkyECC? Itali dhe Spanjë përjashtojnë provat, dhjetëra të pandehur lirohen

Next Post

“Larg duart nga fëmijët”/ Goxhaj denoncon ndjekje penale ndaj Andrea Bregut

Next Post
“Larg duart nga fëmijët”/ Goxhaj denoncon ndjekje penale ndaj Andrea Bregut

"Larg duart nga fëmijët”/ Goxhaj denoncon ndjekje penale ndaj Andrea Bregut

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekuestrohet mbi 107 kg drogë në Portin e Durrësit, vinte nga Kanadaja

Sekuestrohet mbi 107 kg drogë në Portin e Durrësit, vinte nga Kanadaja

September 9, 2026
“Duhet të jemi të heshtur”/ Ahmetaj publikon deklaratën e Ron Yeffet

“Duhet të jemi të heshtur”/ Ahmetaj publikon deklaratën e Ron Yeffet

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al