Saturday, September 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Policinë e Shtetit/ Prençi: “Proda po katapulton ushtarët e krimit në poste drejtuese!”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandal në Policinë e Shtetit/ Prençi: “Proda po katapulton ushtarët e krimit në poste drejtuese!”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj rokadës së ditëve të fundit në Policinë e Shtetit, duke i cilësuar emërimet e fundit si provë të kapjes së institucioneve të rendit nga grupe kriminale.

Në një reagim publik, Prençi ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për shkelje të hapur të ligjit dhe të kritereve profesionale. Ai i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha, që të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë masa konkrete për të ndalur atë që Prençi e quan degradim të Policisë së Shtetit.

“Nëse nuk jeni i implikuar, duhet të gjeni kurajon dhe të ushtroni kompetencën duke i kërkuar urgjentisht dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë!” – thekson Prençi në deklaratën e tij.

Në qendër të kritikave është vendimi për emërimin e Komisar Ulian Shpatarakut në detyrën e Drejtorit të Policisë Vendore Korçë. Prençi e quan këtë emërim një katapultim të “ushtarëve të botës së krimit” në poste drejtuese, duke argumentuar se Shpataraku nuk plotëson asnjë nga kriteret ligjore për këtë funksion.

Ai kujton se vetëm disa ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, kishte dalë publikisht me paralajmërime ndaj qytetarëve se në rast parkimi paralel do të rrezikonin deri në tre vite burg, ndërsa sot, sipas Prençit, ka emëruar një drejtues policie që vetë është shembull i shkeljeve ligjore.

Në reagimin e tij, Prençi rendit disa arsye të forta përse ky emërim është, sipas tij, i paligjshëm dhe komprometues për Policinë e Shtetit:

Së pari, Shpataraku nuk mban gradën e nevojshme për të garuar dhe për t’u emëruar në këtë detyrë.
Së dyti, ai nuk ishte fare pjesë e konkursit të zhvilluar në nëntor për funksionin e Drejtorit të Policisë Vendore dhe nuk gjendet në listën e pritjes.
Së treti, rreth tre vite më parë, Shpataraku rezulton në vlerësimet profesionale me shkelje të rënda disiplinore, përfshirë favorizim të personave të botës së krimit gjatë kohës që mbante detyrën e shefit të seksionit të narkotikëve dhe trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Së katërti, Prençi shprehet se ky oficer ka treguar mungesë personaliteti dhe integriteti përgjatë gjithë karrierës së tij në Policinë e Shtetit.
“Ku po e shpini kështu Policinë e Shtetit?” – pyet Prençi, duke i kujtuar ministrit dhe publikut se ky emërim nuk është rastësor, por pjesë e një strategjie të planifikuar më herët për të larguar oficerët profesionistë dhe me integritet dhe për t’i zëvendësuar me figura të dyshimta.

Ai e cilëson gjithë procesin e konkursit për drejtorët e policive vendore si një “fallcitet” dhe propagandë të pastër, që u përdor për të justifikuar largimin e drejtuesve të vjetër si Tonin Vocaj, Gjovalin Loka, Edmond Sula, Lorenc Panganika dhe të tjerë.

Në fund të deklaratës, Prençi ngre edhe një pyetje retorike drejtuar qytetarëve dhe autoriteteve: “Nëse Proda paralajmëronte qytetarët se do dënoheshin me 3 vite burg për parkim paralel, sa vite duhet të dënohet vetë ai që shkel ligjin ‘Për Policinë e Shtetit’ me të dy këmbët duke emëruar drejtues jashtë çdo kriteri?”

“Edhe një herë i bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha: Na tregoni se nuk jeni pjesë dhe i varur nga bota e krimit!” – përfundon reagimi i fortë i Shemsi Prençit.

Previous Post

Londër/ Dënohen shqiptarët vëlla e motër! “Spiunazh” me informacione nga bursa

Next Post

Përplasje mes dy Jet Ski-ve në Golem, plagoset një pushues

Next Post
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve

Përplasje mes dy Jet Ski-ve në Golem, plagoset një pushues

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al