Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Policinë e Lezhës! Përjashtohen drejtuesit për kanabis e kazino, por “i paprekuri” gradohet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandal në Policinë e Lezhës! Përjashtohen drejtuesit për kanabis e kazino, por “i paprekuri” gradohet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Për shkak se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit, sipas Drejtorisë së Standardeve janë përjashtuar nga policia ish-zv/drejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka dhe ish-shefi i Komisariatit Oltion Gjoni sepse për të dy është kompetencë e tyre kontrolli i territorit për veprat penale si organizimi lojrave të fatit dhe kultivimi i drogës.

Ndërsa, për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur ulje në gradë për 5 vite. Mena aktualisht është zv/drejtor për rendin në Policinë e Kukësit. Ndërsa për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjokën, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.

Pas lëvizjeve apo masave të menjëhershme pas operacionit,  është komanduar Drejtor i në DVP Lezhë z. Kujtim Gjoka, i cili përpara furtunës që ndodhi në këtë drejtori mbante postin e zv/drejtorit për Krimet në DVP Lezhë, i vetmi i paprekur nga kjo furtunë, madje ështe graduar si drejtues i komanduar.

E gjithë çështja nis pikërisht këtu!
Kujtim Gjoka është titullari më jëtëgjatë nga titullarët e lartpërmendur, dhe kjo kazino që u gjend në mes të qytetit të Lezhës apo dhe “shtëpia e barit” që u kapën nga pikërisht këta drejtues nuk ishte hapur kohëve të fundit. Madje personat e shpallur në kërkim pas këtyre operacioneve “të suskseshme”, janë pjesë e një grupi kriminal tejet të rrezikshëm në këtë qark, hetuar nga SPAK për vrasje me pagesë dhe krime të tjera të rënda, gjë e cila ështe përgjegjësi e drejtpërdrejt e zv/drejtorit për Krimet që jo vetëm duhet ti mbante nën vëzhgim, por dhe duhet të hetonte se cilat janë burimet ekonomike të këtij grupi.

Kjo kupolë drejtuese që u përjashtua dhe anatemua, u kap nga furtuna pse e ndaluan apo sepse kanë bërë veprime për të lejuar aktivitete të paligjshme në teritorin e tyre? Sepse motivacioni i shkarkimeve, përjashtumeve apo uljeve në gradë është “shpërdorimi i detyrës duke lejuar lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit”. Në fakt erdhi pse i ndaluan apo pse nuk i lejuan ?

Sipas informacioneve të mbërituara, Anduela Gjoka, pikërisht bashkëshorte e z Kujtim Gjoka, që doli i larë dhe i graduar nga kjo furtunë rezulton të jetë shefja e SHISH për parandalimin dhe zbulimin e kultivimit të lëndëve narkotike në qytetin e Lezhës. Në fakt çifti Gjoka të dy kanë detyrat e tyre respective në institucionet në të cilat ushtrojnë detyrat e tyre kapjen e lëndëve narkotike. Në fakt as Kujtim Gjoka dhe as bashkëshortja e tyre,  nuk bënë asnjë veprim për kapjen e tyre dhe çuditërisht vazhdojnë në detyrat e tyre të pashqetësuar.

A mos vallë kësaj rradhe ish-drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda ngatëroi mbiemrin që për ironi të fatit të dy zv.Drejtorët e kanë të njejt apo lejoi me dashje që të ngatërohej shenjestra dhe ta vazhdonte aktivitetin grupi kriminal i pashqetësuar dhe lau duart nga kjo histori ku ketij grupi kriminal i ishin cënuar asetet e tij ekonomike?

Kujtim Gjoka

Taulant Gjoka

Tags: Altin MenaAnduela Gjokaish-drejtorin e Policisë së Lezhësish-shefi i Komisariatit Oltion Gjoniish-zv/drejtori për Rendin në Policinë e LezhësKujtim GjokaTaulant Gjoka
Previous Post

Konflikti me Iranin/ Tre ushtarë amerikanë humbin jetën, SHBA: Sulmet do të përshkallëzohen

Next Post

Protesta në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Next Post
Protesta në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Protesta në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al