Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Përmet/Polici abuzoi seksualisht vajzën e mitur të gruas! 16 vjeçarja video intime me një tjetër polic

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Skandal në Përmet/Polici abuzoi seksualisht vajzën e mitur të gruas! 16 vjeçarja video intime me një tjetër polic
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e abuzimit seksual të një 16 vjeçare, ku të përfshirë ishin dhe efektivë të policisë së Përmetit është zbuluar sot.

Një punonës policie me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e gruas së tij të mitur.

Ndërsa kjo e fundit në moshën 16 vjeçare u përdor nga dy persona si ‘mjet’ për të futur në kurth një tjetër polic – me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë – për të kryer video intime dhe për ta shantazhuar se do i publikonin videon në media nëse nuk jepte 12 mijë euro.

Shantazhi

Sipas prokurorisë dy persona, Isi Pasho, 26 vjeç dhe K.P, alias E.P 46 vjeç në bashkëpunim me njrëi tjetrin kanë ushtruar presin ndaj 16 vjeçares duke e kërcënuar dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime.

Më pas këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore është konstatuar se e mitura prej disa vitesh ishte ngacmuar seksualisht nga njerku i saj edhe ai polic patrulle i komisariatit të Përmetit.

“Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime’ informoi sot AMP.

Të arrestuar

P.B, 53 vjeç punonjës polici, njerku i 16 vjeçares I akuzuar për “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal

K.P alias E.P, 46 vjeç  i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën

I.P, 26 vjeç miku i K.P

Të dy akuzohen për “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal

Në kërkim

Polici A.A i akuzuar për “ngacmim seksual”

  1. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë është i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë.

Njerku P. B.ishte me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.

Njoftimi i Prokurorise

Prokuroria Gjirokastër nxjerr katër urdhra ndalimi, dy për punonjës policie për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P. 26-vjeç dhe K.P. alias E.P. 46-vjeç nën hetim për veprën p;enale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale.

Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime.

Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie.

Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.

Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.

Previous Post

Tre fëmijë përfundojnë në spital në Korçë

Next Post

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së

Next Post
Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, bulevardi plot protestues: Poshtë diktatura

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, bulevardi plot protestues: Poshtë diktatura

October 24, 2026
Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al