Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situatë alarmante me zjarret: 38 vatra në 24 orë, evakuime dhe ndërhyrje ajrore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria vijon të jetë nën një situatë kritike për shkak të zjarreve masive, me 38 vatra të reja të evidentuara në 24 orët e fundit, nga të cilat 14 janë aktualisht aktive në disa qarqe të vendit. Raporti ditor i Agjencisë së Mbrojtjes Civile thekson se përballimi i flakëve po bëhet me angazhim të madh të forcave operacionale, duke përfshirë ndihmë ndërkombëtare dhe evakuime të banorëve.

Vatra më problematike mbetet në Qarkun e Vlorës, ku zjarri ka avancuar në fshatin Krane dhe Leshnicë e Poshtme në bashkinë Finiq. Për shkak të rrezikut, banorët janë evakuuar. Në operacionin gjigant janë angazhuar qindra efektivë të zjarrfikësve, Policisë, Forcave të Armatosura dhe vullnetarë, ndërsa nga ajri po ndihmon edhe një avion kroat Canadair. Gjithashtu, zjarre aktive raportohen në Bolenë dhe Lukovë të bashkisë Himarë, ku po punohet intensivisht për shuarjen e tyre.

Zjarre të tjera aktive dhe rreziku i lartë në të gjithë vendin

Situata mbetet e tensionuar edhe në qarqe të tjera:

  • Qarku Berat: Në Poliçan, zjarri rrezikon një azil pleqsh dhe banesa. Janë mobilizuar forca të shumta tokësore nga disa bashki dhe mbështetje nga ajri.
  • Qarku Tiranë: Vatër aktive ka në Malin e Bërzhitës dhe në fshatrat Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës. Në Rrogozhinë, një ndërhyrje e shpejtë me helikopter shpëtoi mbi 50 banesa, ku zjarri kishte arritur deri në oborre.
  • Qarku Elbasan: Në Mukaj të Gramshit, zjarri rrezikon banesat, ndërsa në Cërrik një vatër tjetër është izoluar.
  • Qarku Lezhë dhe Dibër: Zjarret në Mirditë dhe Malin e Allushit janë nën kontroll, por monitorohen nga afër.
  • Qarku Durrës: Një zjarr në Malin e Krujës është izoluar, me intensitet të ulur.

Ndihma ndërkombëtare dhe parashikimet e IGJEO-s

Në operacionet e shuarjes, krahas forcave vendase, janë angazhuar edhe burime të huaja. Përveç avionit kroat Canadair, kanë operuar edhe një avion italian, si dhe helikopterët e Forcave Ajrore Çeke dhe Sllovake. Për shkak të situatës së rëndë, në vend janë vënë në dispozicion edhe dy helikopterë Black Hawk nga Forca Ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas parashikimeve të IGJEO, për ditën e sotme pritet një nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet dhe “SHUMË I LARTË” në disa zona të lokalizuara, si në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Me temperatura që pritet të arrijnë deri në 42 °C, autoritetet ripërsërisin thirrjen për kujdes maksimal ndaj qytetarëve.

Previous Post

Situata kritike nga zjarri në Finiq, digjen disa banesa në fshatin Leshnicë e poshtme

Next Post

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi” – Hetimet

Next Post
Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi” – Hetimet

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi” - Hetimet

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al