Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Siria “fole” për rreth 10 mijë shqiptarë, lagjia ku flitet shqip

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Siria “fole” për rreth 10 mijë shqiptarë, lagjia ku flitet shqip
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rrëzimi i regjimit të Assadit është tema më e diskutuar ndërkombëtare dhe është trajtuar dhe në emisionin “Opinion”, ku u tregua një detaj interesant se në Siri ka ende një komunitet të vjetër shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare të një censi të kryer disa vite më parë, rezulton se atje ndodhen 10 mijë persona me origjinë shqiptare, të vendosur në disa qytete të rëndësishme, si kryeqyteti Damask, Alepo, Hama dhe Lataka.

Por më shumë detaje në lidhje me këtë komunitet na e dha Gentian Mara, teolog, i ftuar në studio e i cili ka studiuar në Siri nga viti 2003 deri në vitin 2011. Ai theksoi se janë 4 personalitete të rëndësishme me origjinë shqiptare jo vetëm në Siri, por në të gjithë botën islame.

Ata janë Muhamed Nasrudin Albani, Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili ka pasur zotëruar shqipen dhe shumë mirë, Abdul Kadër Arnauti dhe Shuaip Arnauti.

Por pse ka kaq shumë shqiptarë në Siri?

“Çfarë ka lidhje nga Shqipëria, emigrimi i tyre është thuajse në kohën e Mbretit Zog. Ndryshimet në Shqipëri për disa nuk u konceptuan si të drejta fetarisht kështu që zgjodhën kush do emigronte drejt Stambollit dhe kush në Damask. Asokohe Sulejman Gavoçit, babai i Vehbi Sulejman Gavoçit që ishte një dijetar i shquar në viset tona vendoset dhe pas tij e ndjekin dhe të tjerë. Ndërtohet një komunitet, ata ndërtojnë një xhami në Damask. Është një ndër xhamitë e mëdha në Damask, sot quhet “Xhamia e Besimit”. Atë e ka ndërtuar Sulejman Gavoçi nga Shkodra dhe e ka përdorur edhe si qendër mësimi për shqiptarët aty”, tha Mara.

Ai u shpreh se ka edhe lagje me shqiptarë në Damask, ku në banesat e tyre flitet ende shqipja. Për ata që janë larguar, kanë ruajtur emërtimet në gatime etj.

“Ata që janë në lagje e ruajnë shqipen. Ata që janë shkëputur nga lagja ruajnë vetëm emërtime, qofshin gatime etj. Lagja vazhdon ta ruajë shqipen, e flasin në shtëpitë e tyre shqipe. Në Shqipëri kemi pasardhës të familjes së Gavoçëve që janë rikthyer si pasojë e krizës. Një prej tyre ishte një prej djemtë e Sulejman Gavoçit, Shefqet Gavoçi, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar”, tha Mara.

Previous Post

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Next Post

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Next Post
Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, një i vdekur dhe disa të plagosur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al