Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Siguria 100%” në shkolla vihet në pikëpyetje nga faktet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Siguria 100%” në shkolla vihet në pikëpyetje nga faktet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Masat e sigurisë në shkollat tona janë në garantim 100% të sigurisë së fëmijëve dhe të institucioneve arsimore”.

Kjo ishte deklarata e ministers së Arsimit, Mirela Kumbaro, më 29 prill 2026, e mbështetur në argumente si bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, shtimi i oficerëve të sigurisë dhe funksionimi i strukturave mbështetëse në çdo shkollë.

“Nuk e them thjesht me fjalë, por e para ne jemi në një bashkëpunim 100% me Policinë e Shtetit… Patrullat janë aty çdo mëngjes dhe çdo drekë… për të garantuar gjithë perimetrin rreth e rrotull shkollave”, deklaroi ministrja Kumbaro.

Por vëzhgimi në terren, të dhënat zyrtare dhe raportet institucionale tregojnë një panoramë më pak optimiste.

Terreni

Në disa prej shkollave të monitoruara nga Faktoje, nuk është konstatuar prani e vazhdueshme e patrullave të Policisë së Shtetit në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, ndërsa në raste të tjera kjo prani ka qenë sporadike dhe jo e përditshme.

Nga vëzhgimi në terren në datën 30 Prill rezulton se në shkollën 9 vjeçare “Naim Frashëri” në mëngjes nuk kishte asnjë patrullë policie.

Në një tjeter shkollë 9 vjeçare “Gustav Mayer” (në të njëjtën ditë) në mëngjes kishte vetëm një polic bashkiak në mëngjes, ndërsa pas përfundimit asnjë polic.

E njëjta situatë edhe tek një tjetër shkollë 9 vjeçare “Jeronim De Rada”.

Në mëngjes vetëm një polic bashkiak.

Pas përfundimit të orarit mësimor asnjë.

Më e plotë paraqitet situata tek shkolla “Sami Frashëri”. Patrullat e policisë shihen në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit.

Oficerët e pamjaftueshëm

Ndër radhë, Ministrja Kumbaro deklaroi se: “Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë… numri i të cilëve është shtuar nga shtatori i vitit 2025”.

Të dhënat e Faktoje tregojnë se nga 274 oficerë në tetor 2025, numri ka arritur në 329 në mars 2026, pra një shtesë prej 55 oficerësh në rreth 6-7 muaj.

 

Sipas VKM-së, të gjitha institucionet e arsimit të mesëm të lartë, gjimnazet, shkollat e mesme të orientuara dhe ato profesionale, me mbi 80 nxënës duhet të kenë të paktën 1 oficer sigurie.

Planifikim pa përthithje reale

Ndërkohë, të dhënat nga auditimi i fundit i KLSH, tregojnë se rritja e numrit të oficerëve nuk është shoqëruar me të njëjtin ritëm punësimi në terren. Deri në fund të vitit 2024, nga 276 oficerë të planifikuar rezultonin vetëm 212 në detyrë, me vende vakante të paplotësuara. Këto mangësi janë evidentuar vazhdimisht vit pas viti që nga viti 2021.

Një sistem me mangësi

Problemet nuk lidhen vetëm me numrin e oficerëve. Auditimi i KLSH për periudhën 2021-2024 e cilëson sistemin e sigurisë në shkolla si joefektiv, për shkak të mungesës së një kuadri të konsoliduar rregullator, mbikëqyrjes së pamjaftueshme dhe raportimit jo të standardizuar.

Sipas të dhënave të KLSH, për periudhën 2021-2024 janë evidentuar 892 raste dhune fizike, 333 raste dhune psikologjike, 186 raste bullizmi, 178 raste kërcënimi dhe 133 raste përdorimi të substancave.

Rastet e raportuara

Kjo tablo reflektohet edhe në rastet e raportuara në terren. Ngjarje të afërta në kohë, si vrasja e 15-vjeçarit në Durrës në dhjetor 2025, konflikti me pasoja të rënda në Kamëz pranë shkollës ‘Ibrahim Rugova’ dhe më herët vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, tregojnë se problematikat e sigurisë në shkolla mbeten të pranishme.

Përfundim

Ndërsa ministrja Kumbaro flet për një bashkëpunim “100%” me Policinë e Shtetit dhe prani të vazhdueshme të patrullave pranë shkollave, verifikimet në terren dhe raportimet e mëparshme të Faktoje tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i njëtrajtshëm në të gjitha institucionet dhe nuk funksionon gjithmonë në mënyrë të standardizuar.

Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rritjes së numrit të oficerëve dhe masave të ndërmarra, sistemi i sigurisë në shkolla mbetet i pjesshëm në mbulim dhe i paqëndrueshëm në zbatim. /Faktoje

Previous Post

Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit në fund të 2025

Next Post

Lendi Palaj hap biznes kafeje dhe e përdorin për baste ilegale. Lokalet B3T TRELUX – PLUS 44 LOUNGE jane lloto!

Next Post
Lendi Palaj hap biznes kafeje dhe e përdorin për baste ilegale. Lokalet B3T TRELUX – PLUS 44 LOUNGE jane lloto!

Lendi Palaj hap biznes kafeje dhe e përdorin për baste ilegale. Lokalet B3T TRELUX - PLUS 44 LOUNGE jane lloto!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al