Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit në fund të 2025

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit në fund të 2025
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”. Duket se kjo shprehje po vijon të gjejë vend për fat të keq në Shqipëri, madje edhe më shumë pas përfundimit të procesit të vettingut, që zbrazi gjykatat që ende nuk po plotésohen. Por, edhe harta e re gjyqësore nuk është se ka rezultuar tërësisht funksionale, pasi sidomos në rastin e Apelit të Tiranës e ka çuar situatën në mbingarkesë deri në kolaps.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka hyrë në vitin 2025 me një stok prej 41,700 çështjesh në pritje, një tregues i qartë i proceseve të akumuluar ndër vite dhe një nga sfidat më të mëdha të sistemit gjyqësor në nivelin e dytë të gjykimit. Sipas raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ky volum i lartë ndikon drejtpërdrejt në kohën e shqyrtimit të çështjeve dhe në kapacitetin e gjykatës për të ruajtur balancën mes hyrjeve dhe përfundimeve.

Analiza tregon se 67% e këtij stoku përbëhet nga çështje civile dhe 33% nga çështje penale, duke konfirmuar dominimin e çështjeve civile në backlog. Kjo lidhet me numrin e lartë të ankimeve në këtë kategori dhe me kompleksitetin më të madh juridik që ato kërkojnë në nivel apeli, ndërsa çështjet penale, megjithëse të shumta në hyrje, trajtohen më shpejt për shkak të afateve procedurale.

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 15,290 çështje të reja, 10% më shumë se në vitin 2024, ose 1,402 çështje shtesë. Nga këto, 60% janë çështje penale, konkretisht 9,122 raste, ndërsa 40% ose 6,168 janë çështje civile. Ky fluks i lartë hyrës ka rritur presionin mbi gjykatën, veçanërisht duke pasur parasysh stokun e lartë ekzistues.

Në total, ngarkesa e përgjithshme e Gjykatës së Apelit për vitin 2025 ka arritur në 56,990 çështje, me një rritje prej 5,440 çështjesh krahasuar me një vit më parë, ose rreth 11-12%. Kjo është një tendencë në rritje për të tretin vit radhazi dhe tregon një mosbalancim të vazhdueshëm mes hyrjeve dhe përfundimeve. Nga kjo ngarkesë, 34,283 çështje ose 60% janë civile dhe 22,707 ose 40% janë penale. Edhe pse çështjet penale dominojnë hyrjet e reja, janë çështjet civile ato që qëndrojnë më gjatë në sistem dhe mbajnë peshën kryesore të stokut.

Ngarkesa për gjyqtar mbetet shumë e lartë, megjithëse ka një ulje të lehtë. Në vitin 2025, çdo gjyqtar ka pasur mesatarisht 1,804 çështje, nga 1,945.3 në vitin 2024, një ulje prej 7.3%. Megjithatë, kjo mbetet një barrë e konsiderueshme që ndikon drejtpërdrejt në ritmin e shqyrtimit të çështjeve.

Një tjetër tregues kyç është norma e likuidimit të çështjeve, e cila nuk ka arritur pragun optimal prej 100% edhe gjatë vitit 2025. Kjo do të thotë se gjykata nuk ka mundur të përfundojë të gjitha çështjet e reja, duke kontribuar në rritjen e mëtejshme të stokut. Për çështjet civile, norma e likuidimit ka arritur në 76%, nga 64% në vitin 2024, duke shënuar një përmirësim, por ende duke lënë 24 çështje të papërfunduara për çdo 100 të reja. Për çështjet penale, kjo normë ka rënë në 71% nga 76% një vit më parë, kryesisht për shkak të rritjes me rreth 15% të hyrjeve të reja.

Raporti evidenton se pamundësia për të arritur një normë likuidimi 100% lidhet me funksionimin e gjykatës me vetëm 41% të organikës së miratuar dhe me rritjen e ndjeshme të çështjeve të reja, sidomos në fushën penale. Këta faktorë kufizojnë ndjeshëm kapacitetin për të përballuar fluksin.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit mbetet hallka më e ndjeshme e sistemit gjyqësor për sa i përket kohëzgjatjes së proceseve dhe stokut të çështjeve. /ekofin.al

Previous Post

Jozi Kraja dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit: Mos më pyesni më për vëllain tim!

Next Post

“Siguria 100%” në shkolla vihet në pikëpyetje nga faktet

Next Post
“Siguria 100%” në shkolla vihet në pikëpyetje nga faktet

“Siguria 100%” në shkolla vihet në pikëpyetje nga faktet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al