Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u riatdhesua Eva Dumani nga Siria, shqetësimi i turqve dhe drita jeshile nga presidenca e Erdoganit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u riatdhesua Eva Dumani nga Siria, shqetësimi i turqve dhe drita jeshile nga presidenca e Erdoganit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Eva dhe Endri Dumani vuajtën bashkë. U rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa prej të shtunës motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri në krahët e nënës së tyre.

Burime në dijeni të kthimit të saj në Shqipëri treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, kompleksitetin e kësaj çështje si në aspektin diplomatik dhe atë të përfshirjes të aktorëve nga organet e inteligjencës shqiptare dhe turke.

Eva pas 12 vite qëndrimi në Siri prej të cilave 6 në kampin Al Houl mundi të largohej nga ky kamp në Dhjetor 2024 kur forcat e opozitës siriane rrëzuan regjimin e Asadit. Mbrëmjen e 4 Shkurtit ajo u soll në qytetin Adana në kufi me Sirinë. Është pritur atje nga daja i saj Xhetan Ndregjoni,  ndërsa autoritetet e sigurisë turke janë njoftuar nga partnerët shqiptarë, në dijeni të mbërritjes të saj.

Sipas TCH, Eva Dumani dhe daja Xhetani për disa ditë janë mbajtur nën vëzhgim prej inteligjencës turke për tu siguruar se çfarë do të bënin gjatë qëndrimit në territorin e Turqisë. Siç edhe e pohoi një ditë më parë Xhetan Ndregjoni, mbesa Eva është intervistuar me detaje nga agjencitë ligj-zbatuese turke.

Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Ankara në rrugë diplomatike punoi me autoritetet turke për procedurën e udhëtimit drejt Shqipërisë. Burime në dijeni të kthimit të saj në Shqipëri pohuan se ishte një rast me sensibilitet të lartë deri në presidencën turke, të cilët kur kanë mësuar se gjithçka ishte OK në aspektin e sigurisë,  kanë dhënë dritën jeshile të largimit të Eves nga Turqia.

Shqipëria në 6 vitet e fundit ka realizuar 4 operacione riatdhesimi të grave dhe fëmijëve nga Siria. Ai më i fundit në Maj 2022 kur qeveria e përfaqësuar nga anti-terrori shqiptar, nënshkruajti një marrëveshje me autoritetet lokale kurde duke mundësuar kthimin e 13 gra dhe fëmijë shqiptarë.

Por edhe në këtë rast Eva Dumani bashkë me disa gra shqiptare të tjera nuk dëshiruan të ktheheshin. E rritur para kohe mes vuajtjeve në Siri, e mbetur jetime më të vëllain pasi iu vra babai Shkëlzeni e më pas po atje i vdiqi gjyshja, adoleshentja shqiptare hartoi një listë tejet të rëndësishme me emrat e grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin e ferrit Al Hol. Listë të cilën ia dërgoi dajës së saj e më pas iu vu në dispozicion policisë së shtetit për të patur një panoramë edhe më të qartë të shtetasve shqiptarë në Siri.

Mësohet se aktualisht në Siri vijojnë të jenë  22 gra dhe fëmijë si dhe 8 burra shqiptarë që mbahen në burg. /TCH

Previous Post

Ortekët e dëborës bllokojnë Thethin, ARRSH nuk merr asnjë masë

Next Post

Administrimi i pasurive të krimit, prova që vendos shtetin në provë

Next Post
Administrimi i pasurive të krimit, prova që vendos shtetin në provë

Administrimi i pasurive të krimit, prova që vendos shtetin në provë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al