Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u mashtruan banorët e Lushnjës nga skema piramidale “XEUX”? Flasin ekspertët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Si u mashtruan banorët e Lushnjës nga skema piramidale “XEUX”? Flasin ekspertët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 28 gusht 2025, në Bulevardin e Palmave në qytetin e Lushnjes, në restorantin “La Bonta” do të uleshin për kafe disa persona. Duke hyrë në bisedë me një nga kamarierët e restorantit, këta persona kërkuan të ishin pjesë e skemave “Xuex” duke investuar në këto platforma.

Por ajo që nuk dinte kamarieri ishte fakti se këta “klientë” ishin agjentë të Policisë së Shtetit me detyrë zbulimin e grupit që merrej me mashtrimin e qytetarëve.

Rekrutimi nuk ishte i fshehtë, përkundrazi, bëhej hapur, në tavolina ku investitorët e rinj bindeshin të hapnin llogari në aplikacionin Binance imitime dhe të futeshin në grupe të mbyllura Telegrami.

Në 14 shtator 2025, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të finalizonin operacionin “Xuex” duke goditur skemat piramidale online me bazë kryesore në qytetin e Lushnjes.

Policia do të sekuestronte celularë, kompjutera dhe shuma të konsiderueshme parash. Personat e arrestuar ishin agjentë terreni që reklamonin platformat dhe rekrutonin qytetarët për investime në kriptomonedha jo reale, me mashtrimin se nëpërmjet këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet.

Operacioni i kryer me bujë dhe deklarata publike nga Policia e Shtetit flet për informim të qytetarëve, por ndërhyrja ashtu si njoftimi kanë qenë me vonesë.

Madje pompoziteti për të treguar rezultatet pas dëmit, tregojnë se shteti nuk ka parandaluar asnjë dhe asgjë, por thjesht ka arrestuar personat e dyshuar si organizatorë. Sipas ekspertit të IT-së Shahin Dokuzi, fakti që gjërat u bënë kaq hapur në këtë skemë mashtrimi të krijon dyshime për mbështetje.

“Do të thotë e kanë pas një besim mbrapa se do të mbroheshin sepse kushdo që do mashtrojë, do përpiqej të fshihej ndërsa ky rast ishte shumë hapur”, tha për “Vetting” Shahin Dokuzi.

Tashmë paratë e shqiptarëve kanë avulluar dhe koka e grupit ngelet pa autor, gjithmonë nëse autoritetet nuk kanë devijuar hetimet për personin që mund të jetë realisht organizatori.

Sipas ekspertit të ekonomisë Artan Gjergji, kjo është një skemë e strukturuar mashtruese që nuk ka lidhje me tregun financiar dhe kriptomonedhat.  “Ka ndodhur që tashmë shënjestra nuk janë më qytetarët e huaj, por janë kthyer qytetarët shqiptarë’, tha për “Vetting eksperti Gjergji.

Skemat piramidale nuk janë një risi në Shqipëri pasi ato kanë ndodhur më herët në vitin ’97. Madje problemi është se kjo gjë u përsërit për së dyti dhe autorët kryesorë janë larguar nga skena e krimit. Sipas dosjes së Prokurorisë, një nga personazhet më të rëndësishëm në skemë, që ka arrestuar policia, por pretendon se është viktimë është Arbër Çela.

Kontrolli në banesën dhe lokalin “La Bonta” të Çelës nxori në pah shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme, dy telefona të shtrenjtë, një laptop, një DVR dhe një automjet luksoz. Në telefonin e tij hetuesit gjetën gjurmë të lidhura drejtpërdrejt me XUEX dhe me transaksione të shumta.

Çela ka pranuar se kishte hedhur 2,300 dollarë dhe kishte fituar 8 deri në 9 mijë, të cilat i kishte tërhequr në Prizren. Madje në hyrjen e lokalit kishte një poster që reklamonte platformën XUEX, duke ngritur pikëpyetje të forta jo vetëm mbi rolin e këtij personi, por edhe ndaj hetimeve të Prokurorisë së Fierit.

Përfshirja nuk ndalej tek ai. Në dosje del emri i Ereledio Shebekut, një i ri që ndihmonte të tjerët të regjistroheshin në platformë. Gazetarët e “Vetting” do të siguronin një intervistë ekskluzive me një të ri nga Lushnja, i cili ka qenë viktimë e kësaj skeme.

“Ky që vuri 1 mijë, s’po i tërheq dot lekët mbrapsht edhe s’ka marrë asnjë lekë edhe ky që ka. Janë 2 vëllezër edhe këta kanë investuar nga 2 mijë e 500 dhe s’i kanë marrë sepse nuk kanë shumë, kanë gati 3 javë që i kanë vendosur ato, s’po i marrim dot”, tha për “Vetting” viktima në kushtet e anonimatit. /VETTING

Previous Post

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Next Post

Fenomen shqetësues, NSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje vitin e kaluar

Next Post
Fenomen shqetësues, NSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje vitin e kaluar

Fenomen shqetësues, NSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje vitin e kaluar

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al