Kjo është makina luksoze e Klaudio Prendit, 28-jeçari që u ekzekutua disa ditë më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Siç duket edhe në foto, në mjetin tip “G Class” duken qartazi shenjat e plumbave që autorët i drejtuan djalit të ish –gjyqtarit, Fran Prendi.
I riu u vra fill pasi hipi në mjet. Prendi doli nga një lokal në zonën e Xhamllikut ku ishte në shoqërinë e disa miqve. Me të hipur në mjet, autorët i janë afruar me një “Audi” dhe kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur.
Prendi dyshohet se kishte një borxh prej 15 mijë euro dhe disa ditë para vrasjes, ai ishte konfliktuar fizikisht me personat që u kishte borxh.








