Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari kërkon ndihmë: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë në Francë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Shqiptari kërkon ndihmë: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë në Francë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Francë, ku dy ditë më parë, në orën 07:30 të mëngjesit, para oborrit të banesës së saj, vajza 18-vjeçare Erinda Berisha është rrëmbyer.

Prindërit kanë dëgjuar klithmat e vajzës së tyre, britma ndihme që ende u jehojnë në mendje dhe në zemër, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Që nga ai moment, heshtja ka zëvendësuar çdo shpresë, ndërsa frika dhe ankthi po i copëtojnë çdo minutë që kalon. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për fatin e saj.

Askush nuk di ku ndodhet, në çfarë gjendje është, apo pse kjo vajzë e re u bë viktimë e një akti kaq të rëndë.

Sot, kjo familje kërkon të dëgjohet, të mos mbetet vetëm në këtë dhimbje dhe të gjendet vajza e tyre. Një thirrje që vjen nga thellësia e zemrës së babait të saj, apelon për ndihmë.

Ai tha se vajza i kishte dërguar mesazh zanor motrës së saj ku i kërkonte ndihmë. Po ashtu ajo i kishte çuar dhe një mesazh nënës së saj ku i shkruante se nuk do të kthehej në shtëpi atë natë.

“Vajza atë ditë nuk ka shkuar në shkollë. Prej 10 vitesh jetoj në Francë. Ajo vinte në shkollë dhe më pas rrinte në shtëpi. Merrte diplomën tani, ishte viti i fundit. Rreth orës 18:00 i dërgon një sms gruas time dhe i shkroi; mami mos më prisni! Ne ikëm në polici, bëmë denoncimin. Ishte te shoqja atë natë. Ajo u mor në pyetje.

Nuk e kemi parë të shqetësuar vajzën, as kur doli nga shtëpia ditën e hënë. Ma kanë rrëmbyer, këtë mendoj. Vajza bënte çmos për familjen e vetë, është vajzë shembullore. Nuk kemi pasur konflikte brenda familjes, jam i sigurt. Nuk ka pasur asnjë arsyeje vajza. Shoqërohej vetëm me nënën e vetë.

Edhe kur kisha takim unë në spitale, më vinte. Vajza ishte e integruar, nuk kishte probleme. Ne nuk dimë gjë që të ketë pasur njohje me ndonjë djalë. Erinda kishte veshur rroba të zeza, shalli ndoshta ishte ngjyrë gri. Ajo atë ditë mori si zakonisht, librat e shkollës. Nuk kishte leke me vete.

Vinte hante në drekë në shtëpi, dokumentet i kishte me vete. Mbante gjithmonë pasaportën me vete në çantë. Banojmë në Klemont të Francës. Ajo ka marrë motrën e vetë dhe i kërkoi ndihmë; jam larg Lionit, Parisit. Dua ndihmë! I çoi mesazh zanor, dhe më pas u fik thirrja.

Tha; dua ndihmë, se di ku jam! Vajza komunikoi me këtë numër, që na e dha dhe policia. E lija të lirë. Kishte vetëm dy shoqe të rregullta. Dilte me mamin dhe motrën e saj. Kjo është hera e parë që dilte nga familja vetëm.

Ajo është rrëmbyer se është e sëmurë! (Qan) Ishte nxënëse mesatare. Kishin respekt të gjithë për të. Edhe shkolla po ashtu kishte vlerësime për të”, tha ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Previous Post

Emri/ Emërohet zv.ministëri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Next Post

U shfaq me syze dielli, Trump tallet me Macron: Çfarë dreqin ka ndodhur me të?!

Next Post
U shfaq me syze dielli, Trump tallet me Macron: Çfarë dreqin ka ndodhur me të?!

U shfaq me syze dielli, Trump tallet me Macron: Çfarë dreqin ka ndodhur me të?!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al