Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të tyre, të paktën për qiratë ditore, duke e bërë vendin të dytin më të shtrenjtë në rajon, pas Malit të Zi.

AirDNA, një platformë analitike që jep të dhëna për njësitë akomoduese me afat të shkurtër, analizoi çmimet mesatare ditore (ADR), pra koston ditore të akomodimit, si dhe normën e zënies, kohën nga rezervimi deri në mbërritje dhe tendencat e kohëzgjatjes së qëndrimit në Europë.

Nga grafiku i publikuar rezulton se Shqipëria është e dyta më e shtrenjta në Ballkan, me një çmim mesatar prej 57/euro për natë. Vendi i dytë më i shtrenjtë në rajon është Bosnjë Hercegovina, me 56 euro/nata, e ndjekur nga Serbia, me 51 euro/nata, Kosova, 42 euro/nata. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me 40 euro nata.

Gjithsesi, Shqipëria mbetet akoma e lirë në krahasim me Malin e Zi, që është konkurrenti direkt turistik dhe vendet e tjera të Europës. Në Mal të Zi, qiraja mesatare ditore është 79 euro/nata.

Në vendet e tjera afër nesh, në Itali, qiraja mesatare për një natë është 146 euro/nata, në Kroaci 130 euro, në Greqi 138 euro/nata.

Të dhëna të tjera të mëparshme të publikuara nga Monitor bënë të ditur se në Shqipëri kishte 26.3 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira gjatë vitit 2025. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 134 milionë eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mëparshëm.

Pese vendet më të shtrenjta në Europë dhe pesë më të lirat

AirDNA rendit Monakon si destinacionin më të shtrenjtë në Europë për qiratë afatshkurtra, me 417 euro/nata, në një treg shumë të vogël dhe me ofertë të kufizuar, me rreth 270 lista aktive mesatarisht. Sipas platformës, udhëtarët rezervojnë mesatarisht 63 ditë përpara, ndërsa qëndrimi tipik zgjat 3.8 net, i ndikuar edhe nga ngjarje të mëdha si Formula 1.

Pas Monakos renditet Islanda, ku çmimi mesatar ditor arrin 209.9 euro, ndërsa Reykjavik mbetet tregu kryesor me rreth 2,500 lista aktive. Islanda ka kohën më të gjatë të rezervimit në Europë, me medianë 73 ditë, por edhe qëndrimin më të shkurtër, 2.6 net, pasi turistët lëvizin shpesh nga një zonë në tjetrën.

Andorra është e treta më e shtrenjtë, me çmim mesatar ditor 188.57 euro, e ndjekur nga Zvicra me 184.26 euro dhe Mbretëria e Bashkuar me 175.79 euro. Në Zvicër, tregje si Interlaken arrijnë deri në 284.30 euro në ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar çmimet më të larta nuk janë vetëm në Londër, por edhe në destinacione rurale e bregdetare si Suffolk, Lake District dhe Dorset.

Në kahun tjetër, vendet më të lira janë të përqendruara kryesisht në Ballkan dhe Europën Lindore. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me çmim mesatar ditor vetëm 39.81 euro dhe rreth 5,250 lista aktive.

Kosova renditet e dyta më e lirë, me 41.63 euro në ditë dhe rreth 2,800 lista aktive, ndërsa dallohet për rezervimet më të vona në Europë, me vetëm 7 ditë medianë nga rezervimi deri në mbërritje.

Moldavia vjen e treta, me 45.49 euro në ditë, por me normën më të lartë të zënies ndër vendet më të lira, 62.7%.

Serbia renditet e katërta, me 51.17 euro në ditë dhe një treg më të zhvilluar, me rreth 14,750 lista aktive.

Lista e pesë më të lirave mbyllet nga Bosnja dhe Hercegovina, me 56.33 euro në ditë dhe rreth 10,125 lista aktive, e mbështetur kryesisht nga tregu i Sarajevës dhe udhëtimet drejt Mostarit e Hercegovinës. Monitor

Tags: qerashqiperia
Previous Post

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Next Post

Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Next Post
Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026
Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri/ Nga Afrika te Rusia e Ukraina, karriera e diplomates portugeze

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri/ Nga Afrika te Rusia e Ukraina, karriera e diplomates portugeze

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al