Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen e Zvërnecit, ka zbardhur agjendën e tubimeve që do mbahen në Diasporë, duke nisur nga vendet e Europës deri në Amerikën e Veriut. Protesta do të zhvillohet edhe në disa qytete të vendit si Durrësi, Korçë dhe Vlorë.

Në kalendarin e publikuar thuhet se protesta për çështjen e Zvërnecit do të zhvillohet në Berlin, Mynih, Stockholm, Milano, Londër, New York, Bruksel, Bologna, Firenze, Shkup dhe Toronto.

Qytetarët kanë organizuar tre protesta deri në këto momente, kundër investimeve në Zvërnec, Rrjoll dhe Durrës. Ata kanë zgjedhur që kjo protestë mos të ketë asnjë nuancë politike, pasi në thirrjet e tyre dëgjohej mesazhi “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm në lidhje me këtë situatë.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.

Sipas kalendarit të publikuar:

-Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

-Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.

-Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.

Protestat më 5 Qershor (Në Shqipëri dhe Diasporë)

-Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.

-Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).

-Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schëeitzer-Strasse 62, 81735 München).

-Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).

E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:

-Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.

-Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.

-Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.

-Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.

-Neë York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in Neë York, 320 E 79th St, Neë York, NY 10075).

-Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.

Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:

-Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.

-Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.

-Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).

-New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, Neë York, NY 10075).

Tags: Grupi organizatorprotesteZvernec
Previous Post

Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo

Next Post

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Next Post
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al