Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 se në zonën e Astirit do të ndërtoheshin pesë shkolla.

“Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që do t’i ketë zili e gjithë dynjaja”, deklaroi Veliaj gjatë fushatës elektorale.

Në fakt, premtimi për ndërtimin e shkollave në këtë zonë nuk ishte i ri, pasi është përsëritur në disa periudha elektorale.

Çfarë ndodh sot në terren?

Një verifikim në terren, tregon se në zonën kufitare mes Astirit dhe Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, kanë nisur punimet për ndërtimin e vetëm dy (nga pesë) e institucioneve arsimore, një shkolle 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme, brenda të njëjtit truall, që Faktoje po e ndjek nga viti në vit

Punimet për këto dy objekte janë ende në proces.

Shkolla e mesme ka avancuar më shumë: struktura e godinës është ngritur, ka marrë formë dhe është lyer, por punimet nuk kanë përfunduar, pasi pirgjet me dhera nuk janë hequr dhe objekti ende nuk është funksional.

Ndërkohë, për shkollën 9-vjeçare punimet janë në një fazë më të hershme. Në terren është ngritur vetëm kati i parë i strukturës, me kolonat e betonit ende të ekspozuara, ndërsa puna vijon mes punëtorëve dhe makinerive të ndërtimit.

Autoritetet kanë deklaruar se kjo shkollë do të ketë kapacitet për rreth 900 nxënës.

Sipas të dhënave të projektit, investitori është Bashkia Tiranë, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e dy objekteve është 431.540.207 lekë pa TVSH.

Punimet po kryhen nga bashkimi i kompanive “NG Structures” SH.P.K. & “EPG Company” SH.P.K., ndërsa afati i zbatimit është parashikuar 24 muaj nga nisja e punimeve.

Në prill të vitit të kaluar, gjatë një inspektimi në zonë, kryeministri Edi Rama, ministrja e atëhershme e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe kryetarja atë kohë  e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, prezantuan projektin si një ndërhyrje për të adresuar nevojën për shkolla në këtë zonë.

“Ajo shkollë, që ne shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku e maksimizojmë hapësirën për të pasur sa më shumë klasa dhe kapacitet, planifikohet për 900 nxënës për ciklin 9-vjeçar”, tha Ristani

Një vit më parë nga vëzhgimi në terren nga Faktoje rezultoi se shkolla ishte në fazën e ndërtimit të strukturës (karabina), ndonëse afati i përfundimit të të gjithë punimeve është parashikuar prilli i këtij viti.

Përfundimi

Punimet për përfundimin e të paktën njërës prej shkollave, ajo 9 vjecare, sipas afateve të parashikuara nga një tjetër drejtuese në detyrë (ish-kryetarja e komanduar Anuela Ristani) nuk janë mbyllur ende.

Verifikimi në terren konfirmon se punimet për dy shkollat kanë nisur dhe punimet kanë avancuar, duke kaluar nga fazat fillestare të kantierit në ngritjen e strukturave.

Megjithatë, asnjë prej objekteve të verifikuara nuk është përfunduar dhe vënë në funksion.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Previous Post

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

September 15, 2026
Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al