Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që faza e dytë e regjistrimit në fakultete është drejt përfundimit, sistemi “U-Albania” është përfshirë nga një bllokim, thuajse total. Të dhëna të mbërritura në “Boldnews.al” dhe të verifikuara nga redaksia, tregojnë se rubrika “Kuota të Lira” është tërësisht jashtë funksionit. Gjithashtu, edhe një tjetër rubrikë, “Këndi i maturantit”, gjithashtu “është i mbyllur”, sipas shënimit në sistem.

Pak javë më parë, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, shprehu vlerësimin maksimal të saj dhe qeverisë që përfaqëson mbi mënyrën se si operon sistemi elektronik për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetet Shqiptare.

Por, situata aktuale tregon një panoramë shumë më ndryshe.

Çfarë sjell bllokimi?

Rubrika “Kuota të Lira” u jep mundësinë maturantëve, të cilët nuk janë regjistruar në fazën e parë, të zgjedhin një degë, në të cilën mund të kenë rezultuar fitues. Por, bllokimi i kësaj rubrike në sistem, i vendos kandidatët për studentë në një situatë errësire totale.

Pra, ligjërisht, ata kanë të drejtë të aplikojnë në këtë fazë të dytë, por praktikisht sistemi ua ka hequr këtë të drejtë. Ministria e Arsimit, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka dhënë asnjë sqarim për ç’akordimin e sistemit elektronik të regjistrimeve dhe as nuk është shprehur se cilat janë masat që do të merren për rikthimin e tij në funksionalitet normal.

Në foto: Platforma U-Albania ka të “çaktivizuar” opsionet bazë të regjistrimit në Fazën e Dytë

Gjithashtu, nga Ministria e Arsimit nuk është bërë ende e ditur se çfarë do të ndodh me afatet, të cilat janë duke mbaruar, ndërkohë që kandidatët për studentë janë të privuar nga e drejta e tyre e zgjedhjes.

Afatet e regjistrimit

Procesi i regjistrimit të maturanëve që synojnë të ndjekin studimet e larta, kryhet në tre faza, nëpërmjet sistemit U-Albania.

Faza e parë shtrihet në periudhën 3 korrik deri në 9 shtator. Përgjatë kësaj kohe, maturantët regjistrohen, kryejnë pagesën e tarifës, zgjedhin 10 degë të preferuara. Më tej, procesi vijon me fazë e ankimit, regjistrimin që shtrihet në 7 faza 48-orëshe. Gjithashtu, deri në datë 9 shtator, maturantët kanë mundësi të ç’regjistrohen nga dega që kanë zgjedhur, në pritje të një alternative më të mirë që mund t’u shfaqet në fazën e dytë.

Në foto: Fazat e regjistrimit në Universitete

Faza e dytë shtrihet në harkun kohor nga 30 gushti në 5 tetor. Gjatë këtij afati kohor, ka disa nën-faza shumë të rëndësishme. Në datat 15-17 shtator, maturantët, të cilët nuk janë regjistruar në fazën e parë, kanë mundësinë që të përzgjedhin degët e tyre të preferuara.

Pra, janë vetëm dy ditë në dispozicionin e tyre për të bërë përzgjedhjen, gjithnjë nëpërmjet sistemit “U-Albania”. Por, për të bërë këtë përzgjedhje, ata natyrisht kanë nevojë të kenë informacion mbi kuotat e lira. Këtë informacion mund ta sigurojnë vetëm tek platforma U-Albania.

Por, siç konstatoi “Boldnews.al”, rubrika e “Kuotave të Lira” në sistemin e regjistrimit është tërësisht jashtë funksionit.

Redaksia, e cila ka ndjekur në vijimësi proceset e regjistrimit në universitete gjatë viteve të ndryshme, konstaton se një problematikë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Previous Post

Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

September 15, 2026
Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al