Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin të Durrësit, ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të miturve.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 14-vjeçar, si dhe ka sekuestruar armën e ftohtë të përdorur në sulm.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.








