Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

SHBA – Obama paralajmëron për krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
SHBA – Obama paralajmëron për krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka paralajmëruar për një krizë politike të llojit që nuk është parë më herët – pas vrasjes së Charlie Kirk, sipas BBC.

Në një aktivitet dje në Pensilvani, Obama tha se nuk e njihte Kirk dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen e tij “të tmerrshme dhe një tragjedi”.

Ai kritikoi deklaratat e Donald Trump ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe kujtoi presidentët e mëparshëm republikanë të cilët, sipas tij, theksonin unitetin kombëtar në momente tensioni të lartë.

Në një reagim, Shtëpia e Bardhë e quajti Obamën arkitektin e përçarjes politike moderne.

Kirk, 31 vjeç, vdiq pasi u qëllua armë zjarri ndërsa fliste në Universitetin Utah Valley, në Orem më 10 shtator.

Tyler Robinson, 22 vjeç, u akuzua dje zyrtarisht për vrasjen e Kirk, për vepra penale të kryera me armë zjarri dhe akuza të tjera. Prokurorët thanë se do të kërkonin dënimin me vdekje.

Prokurori i Qarkut të Utah, Jeffrey Gray, tha se Robinson kishte dërguar mesazhe me tekst ku thuhej se kishte qëlluar Kirk sepse “i kishte ardhur në majë të hundës urrejtja e tij”.

Përpara se Robinson të kapej, aleatët kryesorë të Trump fajësuan për vrasjen aktivistët e krahut të majtë dhe retorikën e ligjvënësve demokratë dhe mbështetësit e tyre.

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi ka sugjeruar që administrata të marrë masa të ashpra kundër “gjuhës së urrejtjes” – megjithëse nuk ka një ligj specifik në SHBA për këtë.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka udhëhequr thirrjet për të ekspozuar njerëzit që festuan ose miratuan vrasjen e Kirk ose ishin kritikë ndaj tij pas vrasjes së tij.

“Mendoj se në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, një pjesë e punës së presidentit është të bashkojë njerëzit”, tha Obama duke folur në Erie të Pensilvanisë.

Ai i nxiti amerikanët të respektonin të drejtën e njerëzve të tjerë për të thënë gjëra me të cilat nuk pajtohemi thellësisht.

Obama tha se nuk e kishte shfrytëzuar vrasjen masive të vitit 2015 – nga një supremacist i bardhë në një kishë të zezë në Karolinën e Jugut – për të ndjekur armiqtë e tij politikë.

Ai theksoi se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, presidenti George W. Bush kishte bërë çmos të thoshte në mënyrë eksplicite, ‘Ne nuk jemi në luftë kundër Islamit’”.

“Dhe kështu, kur dëgjoj jo vetëm presidentin tonë aktual, por edhe ndihmësit e tij, te cilet i quajnë kundërshtarët politikë: “parazitë dhe armiq që duhet të shënjestrohen” – kjo flet për një problem më të gjerë që kemi tani – dhe diçka me të cilën do të duhet të përballemi, të gjithë ne”, tha Obama.

Pas largimit nga detyra, presidentët amerikanë në përgjithësi kanë tendencë të zbutin kritikat ndaj pasardhësve të tyre, megjithatë në muajt e fundit Obama ka kritikuar veprimet e Trump kundër universiteteve dhe gjyqtarëve, dhe gjithashtu ka kritikuar udhëheqësit e Partisë Demokratike – që nuk kanë qenë në gjendje të kundërshtojne më fort politikat e Shtëpisë së Bardhë.

Previous Post

Korrupsion e shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për 10 zyrtarët e Drejtorisë së Transportit Rrugor

Next Post

Inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu Davide Pecorelli

Next Post
Inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu Davide Pecorelli

Inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu Davide Pecorelli

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026
Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al