Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia “noterizojë” GTS-së tenderin e Spitalit Rajonal në Fier?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia “noterizojë” GTS-së tenderin e Spitalit Rajonal në Fier?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijimësi kemi denoncuar tendera të paracaktuar dhe tepër formal që iu jepen firmave të caktuara. Kemi denoncuar sesi këto firma kanë bërë një “lojë” me institucionet shtetërore, ku një procedurë e fiton X firmë dhe tjetrën Y kompani.

Nëpërmjet dokumenteve kemi faktuar, madje kemi parashikuar sesi tenderi i majmë do të fitohej nga filan shoqëri, në marrëveshje tepër të dyshimtë me operatorin tjetër apo edhe me institucionin që vetëm sa ia përshtat letrat.

Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, po u jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor.

Një biznes me “ajrin”, i cili ka qenë tepër fitimprurës gjatë dhe pas pandemisë COVID 19, ku vetë ministria e Shëndetësisë apo Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë, tenderuan dhjetëra miliona euro.

Fillimisht redaksia jonë parashikoi se këto tendera ishin të destinuara të shkonin te këto dy firma.

Më pas, sërish nëpërmjet dokumenteve të reja dhe të vjetra, VoxNews denoncoi se pikërisht tenderat e oksigjenit spitalor shkuan sërish për GTS-së dhe MESSER.

Madje, këto firma arritën të realizonin një skemë të përpiktë, ku në të gjitha procedurat, futeshin të dyja në “garë”, por në një spital e fitonte njëra dhe në tjetrin, tjetra.

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia

Faksimile: Reagimi i Arlinda Pogajt të OBP-së për inevstigimin e VoxNews për rotacionin e tenderëve të oksigjenit mes GTS-së dhe MESSER-it

Pas këtij denoncimi, reagoi për të disatën herë drejtoresha Arlinda Pogaj, e cila shkruan se nuk ka asnjë pushtet të ndryshojë çmimin e barnave, të kontrollojë tregje ndërkombëtare apo të krijojë monopole.

Ajo shkruan se oksigjeni është BAR dhe ka një çmim CIF dhe OBP nuk vendon çmim, nuk negocion dhe nuk rrit asnjë gjë.

Por çfarë bën ky Operator?!

Pogaj shkruan se nuk ka shkop magjik dhe nuk licencojnë operatorë dhe nuk kontrollojnë tregun. Ajo shkruan se tenderin e hapën edhe ndërkombëtarisht, por sërish vetëm 2 firma u futën në “garë”.

Pogaj shkruan se nuk ka detyrë ligjore që të verifikojë bombulat në spitale, nuk kontrollin depo, nuk bën inspektime teknike apo nuk zëvendëson organet përkatëse të kontrollit.

Por nëse zonja Pogaj apo edhe Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka indicie për paracaktim, për kritere të vendosura që iu përshtaten dy firmave, për këtë “marrëveshje” mes këtyre 2 firmave, a nuk e denoncon?

A përgatit një raport, një verififikim apo kallëzim për këtë aferë?

Apo vetëm sa “noterizon” një procedurë që në hapje ishte e destinuar të shkonte te njëra apo tjetra firmë?!

Nëse bën ato që thotë vetë Pogaj dhe nëse nuk bën këto që pyet VoxNews, a nuk është veçse një notere?!

Të mbyllësh sytë, të mos veprosh apo të mos reagosh pas gjithë këtyre parregullsive, në ç’vend po jetojmë?

Nëse Operatori apo Pogaj di diçka, vihet në dijeni të një marrëveshje, e di fituesin e një tenderi, a kanë konsumuar të paktën veprën penale të mos kallëzimit?

Çdokush, jo domosdoshmërisht institucioni, që ka dijeni për një vepër penale, la detyrimin ligjor që t’a denoncojë në organet ligjzbatuese.

Krahas VKM-ve të kota për krijimin dhe funksionimin e OPB-së, drejtuesit duhet të zbatojnë ligjet e Prokurimit Publik, që parashkojnë edhe kallëzime e gjithçka tjetër, në mënyrë që një procedurë të bëhet konform ligjit.

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia

Faksimile: Tenderi i shpallur nga OBP për blerje oksigjen në Spitalin Rajonal të Fierit

Në përmbledhje më sipër, redaksia e VoxNews po i bën një sfidë të vogël Operatorit të Blerjeve të Përqendruara apo edhe vetë drejtoreshës Arlinda Pogaj.

Ky operator ka shpallur ditët e fundit tenderin “blerje oksigjen mjekësor” i ndarë në 2, ku ne do të ndalemi te loti 1, “blerje oksigjen për Qendrën Spitalore Rajonale Fier”, me afat 12 mujor. Fondi limit i akorduar për këtë lot është 14,618,880 lekë, ose rreth 151 mijë euro.

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia

Në foto: Tankeri i firmës GTS i vendosur në hyrje të Spitalit Rajonal të Fierit

Ky tender, sipas fakteve, dokumenteve dhe fotove që redaksia jonë ka mbledhur, është i destinuar të shkojë për kompaninë GTS. VoxNews ka bërë një vëzhgim në Spitalin Rajonal të Fierit, ku rezulton se në hyrje të godinës është i vendosur një tanker i madh i kompanisë GTS.

Normalisht, sipas analizës që kemi bërë me tenderat e tjerë, shuma prej 151 mijë eurosh është e destinuar të shkojë te kjo kompani, e njëjta që ka fituar tenderët e viteve të kaluara.

Pas këtyre radhëve mund të kemi edhe surpriza, pasi vetëm 2 kompani marrin pjesë në tendera, ku krahas GTS-së është edhe MESSER-i.

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia

Faksimile: Tenderi i vitit 2021, u fitua nga firma GTS e cila ka marrë çdo qindarkë nga ky spital, pasi asnjë firmë s’merrte pjesë

Në çdo reagim, Pogaj bën të paditurën duke u justifikuar se “s’kam qenë në këtë detyrë” apo “OPB është krijuar vitet e fundit” dhe s’ka se si t’a dijë se kush e fitoi procedurën e mëparshme.

Po i kujtojmë se tenderat e oksigjenit në Spitalin Rajonal të Fierit janë fituar gjithmonë nga GTS, ku këto procedura janë kryer në disa raste nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas nga Drejtoria e Spitalit të Fierit. Nëse nuk e di, faktet janë më sipër.

Pyetja që mund të lindë pas këtyre fakteve është nëse Operatori, apo edhe vetë Arlinda Pogaj, duke ditur gjithë këto fakte, a do t’ia “noterizojë” tenderin GTS-së? Apo do të dalë nga “radha” dhe do t’a denoncojë në organet ligjzbatuese?!

©Copyright Vox News

Previous Post

Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën

Next Post

Shtohen të prekurit gjatë festave, ISHP: 13 mijë raste në javë

Next Post
Shtohen të prekurit gjatë festave, ISHP: 13 mijë raste në javë

Shtohen të prekurit gjatë festave, ISHP: 13 mijë raste në javë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al