Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizohet se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, shuma e investimeve për sistemin e kanalizimeve, mbetet shumë larg nevojave reale.

KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen në kanalizime, duke u luhatur në disa raste nga 2% deri në 58%.

“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë në vitin 2015, ku pesha  e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore, ndërsa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2.1%, pavarësisht se ishte viti me buxhetin më të madh total të investimeve (rreth 2.8 miliardë lekë). Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7.038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë” thuhet në auditim.

Në raportin e publikuar të KLSH evidentohet se infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, shpesh e dëmtuar dhe në shumë zona funksionon në kapacitet maksimal, duke shkaktuar përmbytje gjatë reshjeve të dendura dhe derdhje direkte të ujërave të ndotura në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës.

KLSH nënvizon se deri në vitin 2022, 50% e popullsisë urbane nuk kanë patur kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurtë. Ndërsa një tjetër shqetësim i konstatuar në auditim është edhe fakti se 30% e popullsisë përdor sisteme jo të lidhura me rrjet kanalizimesh (gropa septike), shpesh pa trajtim të mëtejshëm.

 

Ujërat e zeza derdhen direkt në lumenj

Sipas raportit të KLSH, ujërat e ndotura në kryeqytet vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në lumenj, përfshirë Lanën dhe lumin e Tiranës, pa trajtim dhe pa kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se mungesa e koordinimit institucional dhe investimeve të mjaftueshme, në kundërshtim të hapur me Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2023-2030, ka sjellë përkeqësim të vazhdueshëm të situatës.

“Zhvillimi i infrastrukturës nuk ka ndjekur ritmin e urbanizimit të shpejtë, duke krijuar risk serioz për ndotje mjedisore, përmbytje dhe shëndetin publik” thekson auditimi.

Auditimi i KLSH evidenton se Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i  kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të  kryeqytetit.

Lana është kthyer prej dekadash në një kanal të hapur ujërash të zeza në zemër të Tiranës, si rezultat i ndërhyrjeve të njëpasnjëshme urbane dhe mungesës së investimeve funksionale në kanalizime dhe trajtim të ujërave. Betonizimi i shtratit dhe zgjerimi i qytetit i hoqën përroit funksionin natyror, ndërsa derdhja direkte e ujërave të ndotura zhduku jetën biologjike dhe krijoi ndotje kronike, erë të rëndë dhe rrezik shëndetësor.

Prej viteve ’80 janë propozuar zgjidhje teknike për furnizim me ujë dhe ndërtim impiantesh pastrimi, janë hartuar projekte dhe janë shpallur financime prej qindra milionë euro, por shumica e tyre nuk u përfunduan kurrë.

Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një realitet të hidhur: Tirana po zgjerohet mbi një infrastrukturë kanalizimesh të mbingarkuar, pa investime të duhura dhe të keqmenaxhuar, duke bërë që banorët e kryeqytetit të përballen me pasoja mjedisore dhe shëndetësore./ACQJ

Previous Post

Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa

Next Post

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia “noterizojë” GTS-së tenderin e Spitalit Rajonal në Fier?

Next Post
Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia “noterizojë” GTS-së tenderin e Spitalit Rajonal në Fier?

Sfidë e hapur për Arlinda Pogajn e OBP-së; A do ia “noterizojë” GTS-së tenderin e Spitalit Rajonal në Fier?

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al