Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Seancë kaotike, BIRN: Rikthehen bastet sportive, ndërsa Kuvendit i hiqet Lotaria Kombëtare

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Seancë kaotike, BIRN: Rikthehen bastet sportive, ndërsa Kuvendit i hiqet Lotaria Kombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me 72 vota pro, dy abstenime dhe amendamente të minutës së fundit, deputetët socialistë miratuan projektligjin për rikthimin e basteve online pesë vjet pasi qeveria “Rama” vendosi ndalimin e tyre. Deputetet e opozitës e kundërshtojnë procesin si jotransparent.

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten projektligjin për rikthimin e basteve sportive online, duke bërë një amendim të minutës së fundit që i heq të drejtën Kuvendit për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare.

Me 72 vota pro dhe 2 abstenime, ligji do të rikthejë bastet sportive pas më shumë se 5 vitesh që u mbyllën nga qeveria.

Deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe abstenuan, por pa e argumentuar qëndrimin e tyre. Braçe si anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku nisma e qeverisë u shqyrtua për 4 muaj rresht, ka shprehur rezervat e tij për efektet e ligjit.

lg.php.gif

lg.php.gif

Projekligji pësoi disa ndryshime nga versioni i miratuar nga ky komision, pasi disa deputetë depozituan amendamente në seancë.

Sipas këtyre amendamenteve, licensa për Lotarinë Kombëtare nuk do të miratohet më nga Kuvendi, por nga Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur me këtë ligj për licencimin e kompanive që do të futen në tregun e basteve online.

“Licenca për të drejtën e organizimit të lojërave të Lotarisë Kombëtare është një e vetme dhe i jepet për një periudhë 10-vjeçare subjektit aplikues, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nëligjore të dala në zbatim të tij. Licenca miratohet me vendim të Komisionit të Licencave dhe bëhet efektive pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet të licensuarit, Drejtorit të Përgjithshëm të AMLF-së dhe kryetarit të Komisionit të Licencave,” thuhet në amendament.

lg.php.gif

Po ashtu sipas propozuesve, në anëtarësinë e Komisionit të Licencave hiqet ministri i Sporteve dhe zëvendësohet me ministrin e Brendshëm, me arsyetimin se është i rëndësishëm për verifikimin e dokumentacionit të kompanive që do të garojnë për këto licenca.

Opozita e ka kundërshtuar rikthimin e basteve online duke kërkuar që para se të bëhet kjo të ketë një analizë për lulëzimin e këtij sektori në mënyrë informale dhe që kriteret të jenë më të forta për kompanitë që do të futen në treg.

lg.php.gif

Deputetja Jorida Tabaku i tha BIRN se ligjin e Lojërave të Fatit e shoqëroi një proces jotransparent vendimmarrës, ku një pjesë e madhe e diskutimeve kanë ndodhur jashtë dyerve të komisionit.

lg.php.gif

“Askush nuk e kuptoi pse u tërhoq disa herë nga votimi dhe si përfundim në një amendament të fundit i hoqi parlamentit mundësinë e dhënies së licensës së Lotarisë Kombëtare dhe ia kaloi atë Komisionit të Licencave,” tha Tabaku pas votimit.

Sipas Tabakut, ligji ka shumë mangësi në kontrollin e flukseve të parasë, në vërtetimin e dhënies së licencave dhe ka kritere shumë të lehta për të hyrë në treg.

“I vendos vulën gjithë dështimit të gjithë operacionit për informalitetin dhe që ka qenë një nga tre mënyrat se si janë pastruar deri më sot paratë,” shtoi Tabaku.

Duke bërë krahasimin me operacionin e qeverisë për mbylljen e tyre, Tabaku theksoi “mund t’i vendos vetëm një emër asaj që ndodhi: Marrëzia s’ka fund”.

Edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi e ka kundërshtuar këtë projekligj si klientelist. “Duhej të bëhej një analizë e qeverisë për sektorin ilegal dhe për dështimin për t’a ndaluar këtë aktivitet,” tha Çupi për BIRN.

“Dështuan të japin shpjegime bindëse për situatën faktike të subjekteve që e ushtrojnë aktualisht këtë veprimtari konform ligjit dhe licencave përkatëse,” shtoi ajo.

Varianti i ardhur nga qeveria pësoi shumë ndryshime gjatë shqyrtimit në komisionin parlamentar të Financave dhe Ekonomisë.

Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzuese për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkuruese, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhur fituesit.

Po ashtu vendos përjashtimin e organizatorëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizimi i skuadrave sportive, ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i Komitetit Olimpik u hoqën nga anëtarësia e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

Këshilli i Mbështetjes së Projekteve menaxhon të ardhurat që vijnë nga bastet.

Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtarinë e kompanisë koncensionare që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qëndror të monitorimit online. Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni i Licencave nëpërmjet auditimit.

Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”./BIRN

Previous Post

OBSH: “Nuk jemi gati”/ Virusi X mund të jetë 20 herë më i keq se Covid

Next Post

Zjarr në Tivar të Malit të Zi, katër të vdekur, mes tyre tre të mitur

Next Post
Zjarr në Tivar të Malit të Zi, katër të vdekur, mes tyre tre të mitur

Zjarr në Tivar të Malit të Zi, katër të vdekur, mes tyre tre të mitur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al