Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Disa vatra zjarresh janë regjistruar në pyje, dy prej të cilave në Liqenin e Luleve, në Parkun Kombëtar të Luleve dhe në Drenovë të Fierit; gjithashtu është shënuar një përmbytje dhe një rrëshqitje dheu, së bashku me ndërtime pa leje në Theth.

Pas më shumë se dy vitesh nga lëshimi në hapësirë, satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nuk po përdoren mjaftueshëm, të paktën jo aq sa për të justifikuar koston prej 6 milionë dollarësh, shkruan A2 CNN.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përdor shërbimin satelitor për menaxhimin e fatkeqësive përgjatë katër fazave të saj, konkretisht: për parandalimin, përgatitjen, përgjigjen emergjente, si dhe fazën e rimëkëmbjes (vlerësim dëmesh, planifikimi i masave strukturore për rehabilitim, monitorimi i procesit të rikthimit në gjendjen normale/rehabilitimit)“, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Në komunitetin hapësinor, Shqipëria është që nga 3 janari i vitit 2023 në mesin e 80 shteteve që kanë satelitë – listë që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë mbi gjysmën e tyre, apo mbi 5 mijë satelitë nga rreth 8,700 në orbitë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, përfitimet deri më tani janë shtrirë vetëm në drejtim të krijimit të hartave gjeo-hapësinore.

“Këto harta janë përdorur për analizimin dhe vlerësimin e zonave të dëmtuara, ku janë paraqitur zonat e prekura nga zjarri me shtresat: ndërtesa, rrugë, zonat e prekura nga zjarri, sipërfaqe me bimësi të dendur, bimësi të ulët, pa bimësi, ranore apo ujore.”, – Ministria e Mbrojtjes

Të dhënat nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se deri në fund të qershorit të këtij viti, nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë përfituar, kryesisht në formën e imazheve, 29 institucione, ku pjesa më e madhe janë agjenci, bashki dhe ministri.

“Është plotësuar lista e përbërë nga 22 persona si pika kontakti të 16 institucioneve përfituese nga projekti. Janë kryer takime me të gjithë pikat e kontaktit të institucioneve për t’i njohur me ecurinë e projektit, si dhe me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të strukturave të përfshira. Gjatë vitit 2024 janë kryer trajnime të veçanta me 38 institucione publike me pjesëmarrjen e 212 specialistëve“.

Prej fillimit të vitit 2023, Shqipëria po fotografohet nga ajri përmes satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, me qëllim analizimin e problemeve të territorit: nga dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe përmbytjet, te menaxhimi i zonave të mbrojtura apo zonat me thatësirë të theksuar që paraqesin rrezik për zjarre në të ardhmen.

Megjithatë, ndërtimet pa leje po pushtojnë zona të mbrojtura – siç është rasti i Thethit, zjarret po vijojnë të djegin pyjet, ndërsa përmbytjet nuk po kursejnë të mbjellat./ A2CNN

Previous Post

Vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës, ja çfarë dyshohet

Next Post

Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër, pranga 41-vjeçarit

Next Post
Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër, pranga 41-vjeçarit

Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër, pranga 41-vjeçarit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al