Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sadik Lumi noton në paratë që ia hedh Rakip Suli, pjesë e tortës 3.8 miliardë lekë edhe Eral Myftaraj me Shkëlqim Aliajn

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sadik Lumi noton në paratë që ia hedh Rakip Suli, pjesë e tortës 3.8 miliardë lekë edhe Eral Myftaraj me Shkëlqim Aliajn
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre tendera të qepur për miqtë e Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës! Janë 3.8 miliardë lekë të prokuruara pa asnjë respekt për ligjin dhe logjikën ekonomike. Përfitues të mëdhenj janë biznesmenët Sadik Lumi, Eral Myftaraj dhe Shkëlqim Aliaj.

Tenderi i parë i Bashkisë Kamëz lidhet me rrugicat e Valiasit. Objekti i prokurimit është “Ndërtim Rrugët Blloku 2 Valias+Laknas” me Fondin Limit 106 063 097,00 lekë pa TVSH.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e konstatuara, procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në tenderin  e mbajtur më 13 gusht 2025 kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë, por fituesi siç shihet nga dokumentet ka qenë i paracaktuar. Kontrata iu dha kompanisë “BRITANIA” të Shkëlqim Aliajt, që kishte ofertën me vlerë 71,977,721 lekë pa tvsh.

Ndërkohë, komisioni e ka favorizuar Aliajn duke shpërfillur ofertat që ishin më të ulëta.

Kështu, bashkimi i operatorëve “SAI COMPANY” & “MELA” shpk ofruan ta bëjnë këtë punë me 70,122,986.25 lekë pa tvsh.

Tenderi tjetër i Bashkisë Kamez ka si objekt “Ndërtim Rrugët Blloku 1 Frutikulturë”. Në këtë objekt është parashikuar ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrjetit rrugor

si dhe i rrjeteve inxhinjerike si; kanalizime, rrjeti i ndriçimit etj. Fondi limit i financuar nga Buxheti i Bashkisë për këtë tender është 100 115 759,00 lekë pa TVSH.

Edhe ky tender kaloi në favor të Eral Myftarajt dhe Yzedin Bozhajt në sajë të ndihmës së Sulit. Kompanitë e tyre në bashkimin e operatorëve  “METEO”.SH.p.k & Shendelli bënë propozimin 92 300 001,00 lekë pa TVSH. Sipas dokumentit më poshtë, Open Data Albania ngriti “Flamurin e kuq”.

Eral Myftaraj  u shpall fitues më 12 shtator 2025, pavarësisht se gjatë shqyrtimit të ofertave duhej marrë në konsideratë fakti se kishte edhe vlera më të ulëta.

Kështu bashkimi BAJRAMI N. & KLAJGER KONSTRUKSION & VARAKU kishte vlerën 69,164,573.50 lekë pa tvsh.

Kompanitë 2 T & BE – IS SH.P.K & ERGI & FATI 2010 bënë ofertën me vlerë 73,511,681 lekë pa tvsh. Po ashtu, “KUPA & SELAMI & STERKAJ” ofruan ta bëjnë këtë punë me 77,168,226.5 lekë pa tvsh.

Ndërsa tenderi i tretë ka si objekt “Ndërtim Rrugët Blloku Kodër e Kuqe + Blloku Babrru Qëndër, Babrru Kodër”

Fondi Limit për rrugicat e Babrrusë është 180 203 293,00 lekë pa TVSH dhe më 28 korrik 2025 është caktuar shpejt e shpejt se kujt do t’i shkonin paratë.

Pavarësisht se në letër janë 10 operatorë pjesëmarrës, 6 prej tyre përsërisin ofertat në 3 tenderat e sipërpërmendur duke marrë pjesë formalisht.

Kompania e Sadik Lumit “KLAJGER KONSTRUKSION” shpk e kishte të sigurtë shpalljen fituese sepse pronari është i preferuar i kryebashkiakut.

E mbështetur me përqindje të vogla nga dy kompani të tjera, “KLAJGER KONSTRUKSION” shpk prezantoi ofertën 125 083 077,00 lekë pa TVSH dhe më 11 shtator mori vulën nga bashkia Kamëz. Edhe ky tender ka merituar “Flamur të kuq” për favorizimet e bëra.

Megjithëse në dokumentet e tenderit shkruhet që do të fitojë oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, kjo nuk ndodh sepse Suli ia ka falur tenderin mikut të vet.

Sadik Lumi ofroi ta bëjë punën me 125,083,077 lekë pa tvsh, por kishte oferta më të ulëta, që u skualifikuan nga komisioni.

Kështu, bashkimi i operatorëve “2 N shpk & AVDULI shpk kishin ofertën me vlerë 122,999,993 lekë pa tvsh. Ndërsa bashkimi tjetër i operatorëve “LIS KONSTRUKSION” & LLAZO”, shpk propozoi ofertën 121,699,174.55 lekë pa tvsh.

Biznesmenë që notojnë në miliardat e tenderave

Sadik Lumi është mik i vjetër i Rakip Sulit. 455 milionë lekë të bashkisë Kamëz iu dhanë Lumit që të asfaltonte tre rrugica në tetor 2024. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Ndërtim Rruga paralel me rrugën “Lidhja e Prizrenit”+ Rrugën paralel me rrugën “Ibrahim Rugovën”.

Firma e tij u gjend vetëm, pa asnjë konkurrent përballë, në ditën që u zhvillua tenderi, Pa konkurrent nuk ka sens të zhvillohet një prokurim me vlerë të tillë, megjithatë Lumi u shpall menjëherë fitues! Open Data Albania i vendosi edhe këtij tenderi “Flamurin e kuq”.

Edhe Eral Myftaraj është i favozuar vazhdimisht në tenderat e mëdhenj të bashkive. Në prill 2025, kompania “METEO” shpk mori tenderin me objekt “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i ambienteve të Qendrës Polivalente të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të moshuarit” me fond limit 141 601 288,00 lekë pa TVSH.

Vendimmarrja e komisionit të autorizuar nga kryebashkiaku Zotkaj ka sjellë, sipas Open Data Albania, “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit “Meteo, Myftaraj ka marrë afro 50 milionë euro tendera. Mbi 6 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD, me objekt veprimtarie studime dhe projektime në fushën e pyjeve.

Kryebashkiaku që nuk ka frikë nga SPAK-u!

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Qysh nga thirrja në SPAK, Suli për të shpangur përgjegjësinë penale, ka autorizuar një prej nënkryetarëve të bashkisë që të firmosë tenderat.

/Gijotina.com/

Tags: Eral MyftarajRakip suliSadik LumiShkëlqim Aliajtendera
Previous Post

“Të marr peng”, Berisha: Gazetari u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

Next Post

Rama shpiku ministren virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI3 i kujton lidhjet me mafien

Next Post
Rama shpiku ministren virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI3 i kujton lidhjet me mafien

Rama shpiku ministren virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI3 i kujton lidhjet me mafien

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar

Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar

September 3, 2026
Luani i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Drejtori i Policisë tregon çfarë ndodhi në hotel “Regina”

Luani i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Drejtori i Policisë tregon çfarë ndodhi në hotel “Regina”

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al