Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin”, Berisha tallet me Ramën

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin”, Berisha tallet me Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar Ramën me komunikimet që bën në Facebook. Berisha, nga takimi me fasonët në Durrës, u shpreh se Rama nuk bën gjë tjetër veçse monolog.

Kreu i PD tha se sot si 1 Prill, është dita e kryesocialistit i cili di vetëm të gënjejë.

Kryedemokrati shton se programi i Shqipërisë Madhështore është Shqipëria që prodhon, që punëson.

Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vetë në një monolog dhe thotë se po flas me qytetarët, asnjë prej tyre nuk është qytetar, i shpik vetë, sot e ka ditën e tij.

“Po problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill. Vetëm një gjë, sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 prillin se është dita e Edi Ramës. Prej 15 muajsh, dërguam në parlament minimumin jetik.

Pavarësisht se po e votuan, qeveria do fitonte kredit, po le të fitonte.

Një zonjë thoshte një ditë që kam 130 euro pension, 60 euro paguaj qiranë në ndërtesën sociale dhe mbetem me 70 euro. Çfarë mund të bëjë njeriu me 70 euro?

Kështu që e dërguam atë në parlament. E kishte përllogaritur Avokati i Popullit dhe organizata ndërkombëtare e punës.

E mbajti dhe nuk pranonte kurrsesi ta votonte.

Tani, që e sheh se populli nuk po i pranon dokrrat e tij me zhapikë, hardhuca me kafshë të ndryshme që jeton me to, atëherë deklaroi dje se po, do e bëj pensionin 400 euro në vitin 2030.

Po pse nuk e bëre për 12 vite 400 euro, Mali i Zi e bëri për 12 vjet, Mali i Zi i kishte më të ulëta se ne, sot i ka 450 euro.

Rumania e kishte më të ulët se ne rrogën minimale, sot e ka 4 herë më të lartë se ne.

Sepse çdo qeveri, kur ndan buxhetin, mendon një pjesë qytetarëve, një pjesë rrugëve, një pjesë shkollave, një pjesë arsimit.

Prandaj ne do bëjmë gjithçka për një Shqipëri Madhështore.

Për ne, Shqipëria Madhështore është Shqipëria që prodhon, që punëson. Shqipëria e teknologjive të larta dhe unë jam e bindur se këtë program do e realizojmë”, deklaroi Berisha.

Previous Post

Shtyhet seanca për Nuredin Dumanin në GJKKO, zbulohet shkaku

Next Post

Aksidenti me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun

Next Post
Aksidenti me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun

Aksidenti me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

October 21, 2026
Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al