Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ruani autofaturat për kompensimin e TVSH-së, nga 1 korriku do të kërkohet edhe verifikim online

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Ruani autofaturat për kompensimin e TVSH-së, nga 1 korriku do të kërkohet edhe verifikim online
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët duhet të ruajnë fizikisht autofaturat e lëshuara nga grumbulluesit dhe përpunuesit për produktet bujqësore që shesin te ta, me qëllim përfitimin e kompensimit 10% të TVSH.

Sipas administratës tatimore, autofaturat e lëshuara nga grumbulluesit për blerjet te fermeri, po ruhen në një database të dhënash, të cilat do të duhet të konfirmohen online edhe nga fermeri.

Pra krahas dorëzimit të kërkesës për kompensim, fermeri duhet të konfirmojë autofaturat e ruajtura fizikisht me ato që do të shfaqen online, me qëllim shmangien e mashtrimit për transaksione fiktive.

Kërkesa për kompensim do të bëhet 2 herë në vit dhe kompensimi do të llogaritet mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për periudhën janar-qershor dhe korrik -dhjetor.

Për periudhën e parë të shitjeve, pra janar-qershor aplikimet nisin nga 1 korriku 2026.

Pra fillimisht fermeri duhet të dorëzojë kërkesën për kompensimin në e-Albania.Kompensimi do të përfitohet brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës. Fermeri gjithashtu duhet të deklarojë edhe numrin e llogarisë bankare, ku do t’i depozitohen paratë e kompensimit.

Në total numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 113,470. Për muajt janar-mars sipas të dhënave të Ministrisë së Financave numri i fermerëve të pajisur me autofatura është 5,642.

Në vitin e parë të zbatimit të skemës së kompensimit të TVSH-së efektet financiare llogariten në vlerën e 1.5 mld lekëve apo rreth 15 mln euro.

Sipas ministrit të Financave Petrit Malaj bazuar nga llogaritjet e transaksioneve të lëshuara për 3 mujorin e parë të vitit, kompensimi arrin në 400 mln lekë apo rreth 4 mln euro.

Si do llogaritet kompensimi

Masa e kompensimit do të llogaritet mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për dy periudha, si janar-qershor dhe korrik -dhjetor.

Sipas ligjit të TVSH-së, fermerët e pajisur me NIPT nga administrata tatimore, nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre, te persona të tatueshëm. Janë këta të fundit që lëshojnë autofatura për fermerin.

Përfitues të kompensimit do të jenë ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje.

Qëllimi i skemës së re të kompensimit është të mbulojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për blerjen e inputeve bujqësore, si plehra kimike, fidanë dhe fara, por llogaritjet e kompensimit do të bëhen mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për secilin fermer nga përpunuesi apo grumbulluesi.

Pra kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta.

Tatimet nisin kontrollet për autofaturat

Nisur nga shqetësimet e blegtorëve për mos lëshim të autofaturave, administrata tatimore ka njoftuar nisjen e aksionit për kontrollin e zinxhirit të sektorit.

Më herët drejtues të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit ngritën shqetësimin për Monitor se në shumë raste nga grumbulluesit apo përpunuesit e qumështit në zona të Lushnjës apo Beratit nuk lëshohen autofatura për blerjen e qumështit prej fermerit.

“Shumë grumbullues edhe përpunues të qumështit nuk lëshojnë autofatura për blerjen e produktit nga fermeri me qëllim që të mos shtojnë xhiron ose i lëshojnë me çmime që atyre iu duhet, me qëllim për të rregulluar bilancet.

Në këtë situatë fermerët nuk pritet të kenë përfitime nga skema e kompensimit të TVSH-së”, pohoi më herët Gentian Lalaj drejtues i Shoqatës së Blegtorëve prodhues të Qumështit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në fokus të kontrollit do të jenë verifikimet e thelluara në të gjithë zinxhirin e sektorit grumbullues dhe përpunues.

Kontroll për lëshimin e autofaturave për blerjen e produkteve bujqësore prej fermerëve. Gjithashtu kontrolli do të fokusohet edhe për evidentimin e NIPT-ve fiktive dhe aktivitetit real të grumbulluesve, përpunuesve dhe fermerëve. Administrata tatimore ka paralajmëruar masa administrative ndaj subjekteve që nuk lëshojnë auto fatura./ Monitor

Previous Post

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit

Next Post

Ndahet dosja ‘Veliaj’, caktohet trupa e gjyqtarëve që do gjykojë Veliajn dhe 10 të tjerët

Next Post
Ndahet dosja ‘Veliaj’, caktohet trupa e gjyqtarëve që do gjykojë Veliajn dhe 10 të tjerët

Ndahet dosja ‘Veliaj’, caktohet trupa e gjyqtarëve që do gjykojë Veliajn dhe 10 të tjerët

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al