Rruga e vjetër,Tiranë-Dibër e braktisur/ Reportazh: Rruga e re që ndryshoi fatin e një qyteti të vjetër.
Nga Leona Xheleshi
Është ora 10;30 minuta .Në tavolinat e bar-restorant “Shkopeti”,që ndodhet në rrugën e vjetër Tiranë-Dibër, sapo kalon rrugën e Kombit,jamë klientja e parë që ulem .Një burrë afro të 40-ave na mirëpret duke thënë “ Me këmbë të mbarë”, përpara se të marrë porosinë.
Teksa pronari i biznezit na mirëpriti dhe mori porosinë,shohim vajzën e tij 13-vjeçe duke na shërbyer atë çka ne dëshiruam.Ndërkoh pas restorantit fshihet gruaja që përgatit cdo gjë që porositet.Vajza shërben në mirësjellje ku gjithashtu përkujdeset për klientët. Ajo është zemra e lokalit, gjithmonë e buzëqeshur dhe e gatshme për të dëgjuar dhe për të ndihmuar me çdo kërkesë që mund të kisha.Djali 14- vjeçe, të tërheq shikimin që nga retoranti duke përgatitur vendin e punës në lavazh, që cdo gjë të jetë perfekte nëqoftëse mund të vijnë klinentët me makinat e tyre.E gjitha vëmendja u kushtohet këtyre 2 fëmijëve që njëri bën rolin e punëtorit të
Lavazhit , e ndërsa vajza përvec shërbimit në retorant ,ajo punon dhe në marketin e saj të vogël.
Pra,djali dhe vajza,edhe pse të vegjël,edhe pse nuk ka shumë punë, ato janë pjesë e pandashme e punës së përditshme.Gjatë qëndrimit tim në bar-restorant Shkopeti,pronari shikon me trishtim përreth tij, duke parë tavolinat e zbrazëta dhe kuzhinën që dikur ishte zemra e zhurmshme e restorantit, tani e heshtur dhe e qetë, këtë gjë e tregon vetë ai.Ai kujton ditët kur zhurma e qeshjes dhe tingujt e pjatave që përplaseshin ishin pjesë e përditshmërisë së tij. Sot, ai është i detyruar të shohë se si ëndrra e tij po venitet ngadalë, ndërsa klientët po bëhen gjithnjë e më të rrallë.
“Prona ime ka humbur shumë vlerë që kur ndërtuan rrugën e re. Tani klientët nuk vijnë më sepse rruga që kam përballë është edhe e dëmtuar dhe e vështirë për t’u kaluar. Nuk mund të vazhdoj të bëj biznes në këto kushte”-u shpreh pronari i lokalit.
Ndërkohë, ai vazhdon akoma dhe sot ,që të shërbejë me të njëjtën dashuri dhe përkushtim që ka pasur gjithmonë, me shpresën se do të vijë një kohë kur lokali do të gumëzhijë përsëri nga klientët dhe jeta.
E ndërsa ne largohemi nga lokali fjala e fundit e pronarit ishte:”Po mir rruga e re u bë , po të paktën rrugën të na rregullojnë se jemi humbur fare.”
Gjatë daljes nga Shkopeti, panorama që të shfaqet përpara është e zymtë. Biznese të rrënuara, fasada të mbuluara nga pluhuri dhe dyer të mbyllura me dry, dëshmojnë për një realitet të hidhur. Kjo situatë është rezultat i një rrugë të re që kalon përreth, duke lënë në harresë rrugën e vjetër, e cila dikur ishte arteria kryesore e zonës.
Rruga e vjetër është në gjendje të keqe; asfalt i çarë, gropa të shumta dhe pamja e shkretuar të bën të mendosh se ndoshta ke humbur dhe je futur në një rrugë të pakalueshme. Në fakt, makinat kalojnë këtu vetëm rastësisht, dhe ato pak automjete që shihen janë kryesisht të banorëve lokalë, të cilët nuk kanë zgjedhje tjetër. Për ta, çdo dalje nga shtëpia është një sfidë më vete, sidomos kur duhet të bëjnë blerje të përditshme. Dy supermarketet e zonës kanë mbyllur dyert, duke i lënë banorët të udhëtojnë deri në Burrel për të marrë gjërat më të domosdoshme.
E këtu, në Shkopet, autoritetet lokale kanë zgjedhur të investojnë në rrugë të reja, duke lënë rrugën e vjetër të degradojë. Që prej momentit kur rruga e Arbrit u hap për qarkullim, askush nga Bashkia nuk ka treguar interes për këtë vend.
Por, sapo kalon në Burrel, panorama të duket sikur ndryshon . Sytë të çlirohen nga pamjet e zymta të rrugës së vjetër dhe fillojnë të përqafojnë një qytet pak të gjallë, me biznese aktive, por me pak njerëz përreth .
Në rrugën kryesore të Burrelit, kafetë janë të mbushura me burra të lagjes, kryesisht të moshuar, të ulur në tavolina ku bisedojnë për jetën e përditshme. Çdo lokal duket si një oaz i qetë, por pas kësaj qetësie fshihet një ndjenjë e përbashkët zhgënjimi dhe mospërfilljeje nga ana e shtetit. “Dy ose tre burra në çdo kafe” është një pamje e zakonshme këtu, një dëshmi e mungesës së alternativave dhe e pamundësisë për të bërë më shumë.
Gjatë bisedave me banorët lokalë, dëgjohet e njëjta histori: një ndjenjë e thellë braktisjeje. Ata e kanë të qartë që rruga e re, e cila u duk se do të sillte zhvillim dhe mundësi të reja, ka sjellë vetëm harresë për ta. “Si mos më keq mo xhaxh, kush pyet për ne? Shteti bën atë që i intereson xhepi vet, jo për të mirën tonë,” thotë një burrë që pi kafen e tij në njërin nga lokalet e lagjes.
Shumë prej këtyre bizneseve qëndrojnë të hapura thjesht nga nevoja për të mbijetuar. Me rrugën e re që kalon përtej qytetit, Burreli duket i lënë në harresë, një vend ku jeta vazhdon në një ritëm të ngadaltë dhe monotoni. Banorët janë të lodhur nga premtimet e paplotësuara dhe nga mungesa e investimeve në infrastrukturën e tyre. Ata e ndjejnë se janë lënë mënjanë, dhe kjo ndjenjë zhgënjimi është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Burreli dikur ishte një qendër e vogël, por e gjallë, ku rruga kryesore ishte plot me automjete dhe këmbësorë. Sot, pamja është ndryshe; qyteti duket i mpirë, ndërsa banorët, të ulur në kafe, presin që diçka të ndryshojë. Por, nëse e ardhmja do të sjellë ndonjë përmirësim, kjo mbetet ende një pyetje pa përgjigje për ta.
teksa udhëtojë nga qyteti i Burrelit drejt Klosit, përpara se të arrij në këtë qytet të vogël, të shfaqen rrugës lokale dhe biznese të tjera që ofrojnë pak nga ç’ka mbetur nga një periudhë më e mirë. Ndërsa ulem për të ngrënë drekë në një lokal modest, përballë meje shfaqet një panoramë e zymtë e asaj çka ka mbetur nga një biznes që dikur ishte i gjallë dhe plot jetë.
“Ça menuje kërkon këtu? Këtu tani veç pilaf, kos, djath, s’ka më si më parë të kërkoje ça të doje,” – thotë i zoti i lokalit, duke treguar me një ton të lodhur për ndryshimet që kanë ndodhur. “Jo për gjë, po s’vjen askush, gjynah me i bër.Këtu është bërë me ik me vrap. Po çfarë të bëjmë, jemi në një moshë ku s’kemi ku të shkojmë. Se të ishte për mua, e kisha mbyllur me kohë që në hapjen e rrugës Arbërit.”
Ndërsa biseda vazhdon, pyeta pse nuk punësojnë më njerëz apo nëse kanë ndonjë punëtor që të ndihmojë. Ai qesh me një ironi të hidhur dhe përgjigjet: “Po, po, punëtor kam, veç gruan tani. S’ka si më parë që lokali mbante 8 punëtorë dhe nuk kishte ditë që të mos isha i kënaqur. Tani s’ka ditë që jam i kënaqur. Po hajt ta mbaj sa të heq mërzinë në punë, se për fitim është 0.”
Në një karburant ndalojmë për të furnizuar makinën dhe aty takojmë një djalosh 15-vjeçar, i cili punon ato .Teksa e paralajmëroj që të mos harrojë naftën, ai qesh me ironi dhe thotë: “Nuk harroj jo, se s’kam naj punë të madhe që të jem i hutuar. 3-4 makina në ditë vijnë. Plus unë jam punëtor marr 150 mijë lekë në muaj. Dhe për çudi, pronarit i duken shumë, se ai me këtë punë që ka as dyfishin e rrogës sime nuk e merr.”
Realiteti të duket i hidhur: punëtorë që fillojnë ditën në 8 të mëngjesit dhe qëndrojnë deri në 9 të mbrëmjes për vetëm 150 mijë lekë në muaj. E për të rinjtë mbi 18 vjeç, është pothuajse e pamundur të gjesh dikë që është i gatshëm të punojë në këto kushte. Shumica kanë zgjedhur të ikin jashtë vendit, ku shpresojnë për një jetë më të mirë.
Në Shkopet, Burrel, dhe Klos, kjo situatë është mëse e qartë për të gjithë banorët. Ata e dinë mirë se mundësitë për përmirësim janë të pakta, dhe këtë e tregojnë fytyrat e lodhura të çdo personi që takon rrugëve. “Ky vend s’bëhet më,” është shprehja që dëgjon shpesh nga ata që kanë mbetur.
Në përfundim të rrugës që të çon drejt Klosit, ndodhet një lokal i thjeshtë, i vendosur afër kthesës që të drejton për në rrugën e Arbërit. Dikur, ky vend ishte një ndalesë e natyrshme për udhëtarët, një pikë grumbullimi ku 10 punëtorë të përkushtuar kujdeseshin për klientët. Sot,ka ndryshuar rrënjësisht. Lokali tani është bosh, pa gjallëri, ku vetëm familjarët e pronarit punojnë për të mbajtur gjallë një biznes që dikur ishte i suksesshëm. Të gjithë e anashkalojnë këtë kthesë dhe vazhdojnë drejt në rrugën e Arbërit, duke i lënë pas bizneset lokale që dikur lulëzonin.
Gjatë udhëtimit tim dyditor në këtë rrugë, bisedat me pronarët e bizneseve përshkruajnë të njëjtin realitet të zymtë. Në çdo lokal apo dyqan që ndaloj, dëgjoj të njëjtat fjalë, të njëjtin pesimizëm. “Nuk ia vlen më,” më thonë pronarët, me një lodhje që reflektohet në zërat e tyre. “Nuk ka punë. Klientët kanë ikur, dhe fitimet janë zhdukur.”
Askush nuk del të thotë që situata është më e mirë. Asnjë pronar nuk shpreh optimizëm apo kënaqësi për biznesin e tij. Ky është një tregues i gjendjes së përgjithshme në këtë rajon, ku gjithçka duket se po shkon drejt një fundi të parashikueshëm.
Në gjithë këtë rrugë, pashë 45 biznese të hapura dhe 15 të mbyllura. Por, numri i atyre që mbeten hapur duket se po shkon drejt një uljeje drastike. Shumica e pronarëve më thanë të njëjtën gjë: “Mbyllja është shumë e afërt.” Dhe kur i pyet se pse ndodh kjo, përgjigja është e thjeshtë: nuk ka më klientë, nuk ka më punë.
Ky rajon, që dikur priste me duar hapur udhëtarët dhe banorët lokalë, tani duket si një vend që po shuhet ngadalë. Me secilën kthesë të rrugës, sheh më pak jetë, më pak shpresë. Dhe teksa rruga e Arbërit përparon, bizneset e vogla gjatë aksit rrugor Tiranë-Dibër,dhe përreth janë duke u përballur me një realitet të vështirë.