Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë lekëve në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

Në dosjen hetimore përshkruhen me detaje një sërë episodesh të regjistruara gjatë muajve prill dhe maj 2026.

Sipas organit të akuzës, më 2 prill, në orën 15:28, në arkën e filialit mbërrin një thes me para i shoqëruar nga eskorta e bankës.

Pak minuta më vonë, shefja e Financës Valbona Duni e merr thesin dhe e dërgon në zyrën e saj.Më pas, sipas kamerave, thesin e çon në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Vetëm pak minuta më vonë, në orën 15:39, drejtoresha largohet nga zyra me një qese transparente, ndërsa po atë ditë në sistem rezulton të jetë prerë një mandat-pagesë prej 5 milionë lekësh për degën postare të Shijakut.

Sipas Prokurorisë, kjo nuk ishte një ngjarje e izoluar.Pamje të ngjashme janë regjistruar edhe më 14, 15, 20, 24 dhe 30 prill, si edhe më 7, 8 dhe 21 maj.

Në disa raste, sipas dosjes, shihen thasë me para, ndërsa në raste të tjera pako me kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekë.Në të gjitha rastet, sipas Prokurorisë, fondet dilnin nga arka, por nuk provohet se mbërritën ndonjëherë në degët për të cilat ishin përgatitur mandat-pagesat.

Pikërisht këto pamje, të kombinuara me dokumentacionin kontabël dhe deklarimet e personave të përfshirë, konsiderohen nga organi i akuzës si pjesë e provave që mbështesin dyshimet për skemën e përvetësimit të fondeve./ infonews.al

Tags: elisabeta metajkamera sigurielekeparaPosta Shqiptare
Previous Post

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Next Post

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

Next Post
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al