Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve u rritën edhe në shtator. Ato kushtuan 2.4 për qind më tepër se shtatorin e vitit të shkuar. Krahasuar me gushtin, inflacioni ishte 0.1 për qind më i lartë.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje.

Indeksi i çmimeve të konsumit:

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2025 është 2,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2025, krahasuar me Gusht 2025 është 0,7 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5 %, “Shërbimi arsimor” me 2,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, Komunikimi” me 1,0 %, “Shëndeti” me 0,6 % dhe “Transporti” me 0,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “mish” me 3,2 %, “peshk” me 2,5 %, “fruta” me 1,7 %, etj…

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili, “Komunikimi” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” janë ulur me 0,2 %./A2CNN

Previous Post

Nesër prezantohet në Romë libri “Invincibili” për mafien shqiptare dhe lidhjet e saj ndërkombëtare**

Next Post

6 frikërat më të zakonshme rreth takimeve romantike

Next Post
6 frikërat më të zakonshme rreth takimeve romantike

6 frikërat më të zakonshme rreth takimeve romantike

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al