Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga një zonë që dikur premtonte qetësi, ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra, zona e Liqenit të Thatë po kthehet në një kantier të përhershëm ndërtimi.

Banorët shprehen për ekofin.al se përditshmëria e tyre është vështirësuar ndjeshëm nga trafiku i mjeteve të tonazhit të rëndë, që lëvizin në çfo orar të ditës, nga mëngjesi herët deri në orët e vona të pasdites, pluhuri, zhurma dhe bllokimet e vazhdueshme të rrugëve.

“Nuk arrijmë të dalim në kohë për në punë dhe të çojmë fëmijët në shkollë. Rruga bllokohet vazhdimisht nga kamionët dhe makineritë e rënda”, shprehet një banor i zonës, i cili prej vitesh jeton në lagjen e njohur si Liqeni i Thatë.

Shqetësimet e banorëve janë shtuar muajt e fundit, ndërsa aktiviteti i ndërtimeve në zonë është intensifikuar. Sipas tyre, lëvizja e vazhdueshme e mjeteve të rënda ka krijuar jo vetëm vështirësi në qarkullim, por edhe ndotje të konsiderueshme të ajrit.

“Ne kemi blerë shtëpi këtu sepse mendonim se do të kishim pak ajër të pastër. Sot pikërisht atë nuk kemi më. Pluhuri është kudo. Dritaret nuk mund t’i mbajmë hapur dhe fëmijët nuk mund të luajnë jashtë si më parë”, tregon një tjetër banore.

Për shumë prej tyre, problem nuk është vetëm ndërtimi, por mënyra se si po zhvillohet ai. Banorët flasin për humbje të hapësirave të gjelbra dhe dëmtime të peizazhit natyror të zonës.

“Prenë dhe shkulën ullinjtë. Aty ku kishte gjelbërim, tani ka vetëm dhe, makineri dhe kamionë. Makineritë e tonazhit të rëndë punojnë pa orar dhe zhurma vazhdon gjatë gjithë ditës”, shprehet një banor tjetër.

Sipas tyre, Liqeni i Thatë po humbet gradualisht identitetin që e bëri një nga zonat më të preferuara për banim në kryeqytet. Për vite me radhë, zona është promovuar si një alternativë larg zhurmës dhe ndotjes së qytetit, por sot banorët thonë se realiteti është krejt ndryshe.

“Nuk gjejmë më rehat. Çdo ditë është pluhur, trafik dhe zhurmë. Na u nxi jeta”, thotë një qytetare që jeton pranë njërit prej kantierëve të ndërtimit.

Përtej shqetësimeve të banorëve, mbeten pa përgjigje edhe pyetjet mbi mënyrën se si menaxhohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse. Për këtë arsye, Ekofin.al i është drejtuar zyrtarisht Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për informacion, për të mësuar se çfarë masash po merren për kontrollin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe garantimin e lëvizjes normale të tyre, apo për përcaktimin e orareve të lëvizjes në zonat urbane.

Ndërsa priten përgjigjet zyrtare dhe shteruese nga ana e Bashkisë Tiranë dhe autoriteteve përgjegjëse, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të rikthyer normalitetin në një lagje që, sipas tyre, po paguan çdo ditë koston e zhvillimit të pakontrolluar urban.

Ekofin.al ngre shqetësimin e qytetarëve, jo vetëm për faktin se një nga projektet që tashmë ka filluar të zbatohet përfshin ndërtimin e 15 pallateve, duke rrafshuar kodrat me ullishte,  në teksa lartësia e tyre do të jetë 9 kate. Sipërfaqja ku pritet të realizohen ndërtimet është rreth 31 mijë metra katrorë, ndërkohë që projekti parashikon plot 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nëntokë.

Screenshot

Pikërisht këto të dhëna e bëjnë edhe më të frikshme situatën për banorët që jo vetëm kanë humbur rehatinë dhe betejën me kohën, por humbën dhe arsyen për të cilën investuan në atë zonë. /Ekofin.al

Tags: banorëve të Liqenit të ThatëndertimeRrafshimi i kodraveullishte për pallate
Previous Post

“Jo me fyerje”, deputetja e Ramës shqetësohet për gjuhën e protestuesve, harron fjalorin e kryeministrit

Next Post

Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për protestën

Next Post
Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për protestën

Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për protestën

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja

“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja

August 12, 2026
Portet e Ballkanit në garë, Shqipëria mbetet jashtë loje

Portet e Ballkanit në garë, Shqipëria mbetet jashtë loje

August 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al