Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në ditët më me masivitet mbi 100 mijë qytetarë.

Ato kanë vrarë frikën dhe kanë yshtur të ngrenë zërin edhe profesionistët, përfaqësuesit e shtresës së mesme, njerëzit me dije që e kanë kuptuar se një një shtet autoritarist mendimi i tyre nuk ka vlerë. “Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më“ kanë shkruar së fundi në një peticion 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial janë bashkuar për të tërhequr vëmendjen për mënyrën se si po ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Në thelb të shqetësimit të tyre qëndron mënyra se si Rama dhe një grusht i vogël njerëzish pranë tij marrin vendimet pëe arkitekturën urbanistikën dhe modelin e zhvillimit.

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”

thuhet në deklaratë në të cilën kërkohet që planifikimi territorial të rikthehet në një proces publik, shkencor dhe demokratik, që orienton zhvillimin, koordinon politikat dhe menaxhon konfliktet mbi përdorimin e tokës, duke mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e pronës dhe interesin publik afatgjatë.

Po ku është ndryshimi me periudhën para protestave?

Në shkurt të këtij viti me një letër të hapur botuar në Lapsi.al, akritekti i njohur Astrit Nixha, me karrierë 30 vjeçare, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, drejtues mbi 20 vjet i studios Anarch në Prishtinë e Tiranë, ndërmorri një akt të rrallë për një shoqëri si kjo e jona. Karshi fenomenit poshtërues për arkitektët shqiptarë, të cilët janë përjashtuar de facto nga e drejta për të konkurruar për projekte të të rëndësishme arkitekturore, në një realitet ku në 10 vitet e fundit gati 100 përqind e ndërtesave publike e atyre private (me një ligj të pashkruar asnjë investitor nuk merr dot leje ndërtimi nëse për projektin arkitekturor nuk ka paguar një studio të përcaktuar nga Edi Rama personalisht), Astrit Nixha vendosi të dorëzojë licensën e tij të arkitektit si një akt dinjiteti dhe përgjegjësie profesionale e shoqërore.  “Është refuzim i rolit të rremë brenda një shfaqjeje që vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet në fund si “vizatues”… Unë nuk e kam luksin të ndryshoj shoqërinë vetëm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin të mos e mashtroj veten, të mos bëj sikur jam arkitekt në një sistem ku arkitekti trajtohet vetëm si dorë teknike”. shkruante atëherë Nixha.

Por ndonëse një masë e madhe profesionistësh ishin krejtësisht dakord me aktin e tij dhe shumë prej tyre i shkruan redaksisë sonë se solidarizoheshin me këto shqetësime, askush nuk doli ta bëjë këtë publikisht.

Ndërsa sot, revolucioni i flamingove duket se e ka vrarë përfundimisht frikën. 212 profesionistët e ndërtimit dhe urbanistikës kanë dalë hapur me emrër dhe mbiemër për të denoncuar drejtimin autokratik të këtij sektori nga Edi Rama.

“Vendimmarrja e cila është centralizuar dhe ka shkuar drejt Këshillit Kombëtar të Territorit (…) ka sjellë edhe përjashtimin e ekspertizës vendase dhe futjen e arkitektëve të huaj pa konkurs” ka shpjeguar për Citizens një nga firmëtaret e këtij peticioni Dorina Musai. Po për të njëjtën media arkitekti Fjoralb Shehi, gjithashtu firmëtar ka deklaruar se një prej shkaqeve që i ka afruar profesionistët është ndjenja e pafuqisë përballë mënyrës së marrjes së vendimeve. “Jemi ndjerë të pafuqishëm përballë të gjithë kësaj vendimmarrjeje dhe e kemi parë shumë alarmuese mënyrën sesi po merren të gjitha këto vendime”, ka theksuar ai Shehi. Target i reagimit të tyre ka qenë edhe libri “Albanian Files” ku Edi Rama u mundua të grupojë të gjitha punët e star arkitektëve ndorkombëtarë përmes të cilëvë ai u përcakton kullat dhe resortet klientëve të tij ndërtues.

“Prestigji i autorit të projektit nuk mund të zëvendësojë ligjshmërinë, transparencën dhe cilësinë e tij. Çdo projekt me ndikim territorial duhet të vlerësohet nga procesi që e prodhon, ndikimi që krijon dhe interesi që përfaqëson”

thuhet në deklaratë.

Planifikuesja urbane Greta Disha e konsideron debatin e krijuar pas “The Albanian Files” një mundësi për të rikthyer vëmendjen te mënyra e zhvillimit të territorit.

“Nuk jam e surprizuar që në ‘The Albanian Files’, qeveria i paraqet dhe me krenari”, thotë Disha, duke shtuar se arkitektët vendas janë pozicionuar gjithnjë e më dobët

Pra ky reagim intelektual, shumë me vlerë për një nga sektorët më të centralizuar ku duken qartë prirjet autokratike, shkon përtej arkitekturës dhe urbanistikës. Ai është një akt i qartë i zgjimit që i ka bërë protesta shoqërisë shqiptare. Një ndër të mirat e pamohueshme të saj është se profesionistët kanë filluar të flasin. Pushteti e ka humbur fuqinë për ti dënuar ata me heshtje. Fryt i kësaj situate të re është edhe peticioni i 212 prej tyre./ Citizens

Previous Post

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

Next Post

Shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari në plazhin e Semanit

Next Post
Shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari në plazhin e Semanit

Shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari në plazhin e Semanit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan

October 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al