Aleksandar Vuçiç ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhjet presidenciale në Serbi, duke e cilësuar të pakuptimtë zhvillimin e tyre në kushtet aktuale politike. Ai deklaroi se Partia Progresive Serbe (SNS) mund të vendosë të garojë, edhe nëse një vendim i tillë bie ndesh me qëndrimin e tij.
Në një intervistë për televizionin “Informer”, të dhënë në Parlamentin e Serbisë, Vuçiç pretendoi se shumica qeverisëse do të përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen e disa partive të vogla, të cilat sipas tij do t’u japin legjitimitet zgjedhjeve.
“Për herë të parë njerëzit po u shohin fytyrat. Për herë të parë po shohin fytyrat e pushtetarëve dhe aftësitë e tyre. Çfarë zgjedhjesh? Për çfarë po flisni? Do të dalin 10 satelitë të vegjël për t’u dhënë legjitimitet”, u shpreh ai.
Vuçiç la të hapur mundësinë që Asambleja e SNS-së të vendosë për pjesëmarrjen në zgjedhje, pavarësisht kundërshtimit të tij. Sipas tij, një vendim i tillë mund të merret edhe kundër vullnetit të tij, por në rrethanat aktuale gara nuk ka kuptim.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të zhvillohen brenda muajit dhjetor, ndërsa data zyrtare e votimit pritet të shpallet deri më 27 nëntor.







