Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë duke kryer punën e tyre, apo për shkak të profesionit, është thënë në raportin vjetor të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, të publikuar të enjten.

Sipas organizatës, ushtria izraelite është përgjegjëse për vdekjet e 18 gazetarëve këtë vit – 16 në Gazë dhe dy në Liban. Sipas raportit, territori palestinez është më i rrezikshmi për gazetarët, pasi atje është regjistruar shifra më e lartë e gazetarëve të vrarë në pesë vjetët e fundit.

Organizata ka thënë se ka dërguar katër kallëzime në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për “krimet e luftës të kryera kundër gazetarëve nga ana e ushtrisë izraelite”.

Sipas saj, “më shumë se 145” gazetarë janë vrarë nga ushtria izraelite në Gazë, prej nisjes së luftës, në tetor të vitit 2023, dhe që 35 prej tyre kanë qenë duke punuar në kohën kur janë vrarë.

Organizata e ka përshkruar numrin e vrasjeve si “gjakderdhje të pashembullt”.

Në një raport ndaras, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka thënë se 104 gazetarë janë vrarë më 2024, më shumë se gjysma e tyre në Gazë. Shifrat e dy organizatave dallojnë, sepse ato kanë përdorur metodologji të ndryshme për t’i kalkuluar vrasjet.

Reporterët pa Kufij kanë përfshirë në listë vetëm gazetarët, për të cilët është vërtetur se vdekja e tyre është lidhur me aktivitetin profesional. Izraeli ka mohuar të ketë vrarë me qëllim gazetarët, por e ka pranuar se disa mund të jenë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore.

Pas Gazës, vendi më vdekjeprurës për gazetarët më 2024 ka qenë Pakistani, më pas Bangladeshi dhe Meksika. Deri më 1 dhjetor, 550 gazetarë janë nëpër burgje në botë, sipas Reporterëve pa Kufij. Tri shtetet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur janë Kina, Mianmari dhe Izraeli./ REL

Previous Post

VIDEO/ Ky është i riu që i vendosi tritol lokalit të nënës së Bledar Birçajt

Next Post

Bumi (i propaganduar) i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga

Next Post
Bumi (i propaganduar) i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga

Bumi (i propaganduar) i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al