Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bumi (i propaganduar) i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bumi (i propaganduar) i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

BIRN

Ekonomia shqiptare shtoi afro 12 mijë vende të reja pune gjatë periudhës 12-mujore nga tremujori i tretë i vitit 2023 deri në tremujorin e tretë të vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Numri i të punësuarve arriti në këtë mënyrë në 749 mijë vetë, me një rritje prej 1.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bumi i turizmit, i propaganduar me bollëk nga qeveria, dukshëm nuk ka dhënë efekt të madh në numrin e të punësuarve me pagë dhe me sigurime shoqërore.

Të dhënat mbi numrin e të punësuarve të publikuara nga INSTAT pasqyrojnë deklaratat e bizneseve, agjencive qeveritare buxhetore apo korporatave publike si dhe individëve të vetëpunësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në lidhje me pagat, paga mesatare bruto në ekonominë shqiptare arriti në 78 mijë lekë. Kjo shifër përfshin pagën që qytetari merr në dorë, plus sigurimet shoqërore që paguan dhe plus tatimin mbi të ardhurat personale. Përgjatë vitit të fundit, pagat u rritën me 8.6% por kjo rritje u shkaktua nga pagat e sektorit publik, të cilat u rritën me 15% ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 5.4%.

Pagat e sektorit publik u rritën këtë vit dukshëm për arsye elektorale dhe u rritën në masë shumë më të lartë se sa rritja e të ardhurave buxhetore apo e ekonomisë kombëtare. Projektbuxheti afatmesëm 2025-2027 tregon se qeveria ka planifikuar rritje pagash për këtë vit por zero rritje pagash për vitet 2026 e 2027, gjë që dukshëm tregon për karakterin elektoral dhe joreal të kësaj rritjeje.

Paga bruto në sektorin publik arriti në 97 mijë lekë. Në këtë shifër përfshihen sigurimet shoqërore të punëmarrësve dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Në sektorin privat, paga mesatare bruto ishte 70 mijë lekë dhe rritja vjetore ishte 5.4%.

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në 3.5% rritje reale vjetore. Kjo do të thotë se ritmi i rritjes së pagave dhe të punësimit do të ngadalësohet gjithashtu.

Rritja e punësimit dhe e nivelit të pagave është efekt shoqërues i rritjes ekonomike kështu që, nëse ekonomia rritet në terma reale 3.5% dhe në terma mominale 5 apo 6% në varësi të normës së inflacionit, as pagat dhe as punësimi nuk mund të rritet më shpejt se sa kaq sepse përndryshe, paraja e tepërt e hedhur në ekonomi shkakton inflacion dhe jo rritje të mirëqenies.

Kjo do të thotë se rritja e pagave në sektorin publik në masën 15% është e pambështetur në rritje ekonomike dhe për rrjedhojë, shkakton inflacion.

Gjithsesi, ndryshe nga sektori publik, i cili mund të hyjë në borxhe për të rritur pagat, sektori privat ka pak gjasa që të rrisë pagat, për sa kohë rritja ekonomike nuk është e pranishme.

Kjo formulë fare e thjeshtë dukshëm nuk është bindëse për ministrin e financave Petrit Malaj, i cili, në një konferencë për shtyp të mërkurën, deklaroi se “sektori privat do të jetë i detyruar të ndjekë trendin rritës, nëse do të duhet të jetë konkurrues në tregun e punës.”

Malaj nuk dha ndonjë shpjegim se nga mund t’i nxjerrin paratë kompanitë e sektorit privat për të rritur pagat, fjala vjen, me 15%, si shteti, në kushtet kur rritja ekonomike është tre herë më e ulët.

Previous Post

Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024

Next Post

Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë 18-vjeçari

Next Post
Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë 18-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë 18-vjeçari

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al