Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Në fund të vitit të kaluar, në shumë media të mëdha të vendit nisi të transmetohej në seri një reportazh i sponsorizuar për ngritjen e një parku biznesi në Kashar. I quajtur Nexus Park Tirana, parku konsinstonte në ndërtimin e një kompleksi magazinash dhe ndërtuesi i tij ishte biznesmeni Sokol Kraja.

Por ndonëse ishte nisur si një investim tërësisht privat për ndërtim magazinash, një ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi që magazinat t’i shpallë Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik.

“Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit me sipërfaqe 52 140 m2, pjesë të zonave kadastrale 2105, 2119, me vendndodhje në Kashar, Tiranë, me emërtimin “TEDA NEXUS PARK TIRANA,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit të qeverisë, veprimtaritë që do të zhvillohen në zonën teknologjike me zhvillues kompanitë Astral dhe Capital Resources të Krajas janë industri automotive, ICT, industri e pajisjeve elektronike apo minerare, farmaceutik, industri agropërpunuese dhe agropodhuese, përpunim dhe magazim mallrash etj.

“Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet,” thuhet në VKM.

Heqje taksash dhe “bailout”

Shpallja zonë teknologjie dhe e zhvillimit ekonomik nuk është thjesht një formalitet. Ajo ka një sërë përfitimesh të mëdha fiskale. Sipas ligjit, kompanitë zhvilluese të zonës dhe bizneset, që zhvillojne aktivitetin e tyre brenda saj përjashtohen nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatimfitimit për 5 vitet e para, nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë.

Parlalelisht zhvilluesit që investon në zonë, brenda 3 viteve nga data e fillimit të punimeve, ose perdoruesit që investon në zonë, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës, i njihen si shpenzime të zbritshme, të periudhës tatimore, 20 për qind e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht nga shumat e amortizimit, sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, për një periudhë 2-vjeçare.

Furnizimi i mallrave shqiptare, të destinuara për t’u vendosur në zonë, konsiderohet si furnizim për eksport me shkallë zero, në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe legjislacionit doganor.
Projekti i zhvilluesit përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa ndërtimet e realizuara brenda territorit të zonës përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë pesëvjeçare.

Përvec kësaj, zhvilluesit ose përdoruesit e zonës janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që bizneseve brenda zonës u njihen 150 për qind e pagave dhe sigurimeve si shpenzime të zbritshme gjatë vitit të parë.

Pra lehtësitë tatimore që i ofrohen një zone teknologjike janë të konsiderueshme. Por pse duhet që qeveria të japë statusin zonë teknologjie për një aktivitet të nisur si investim privat dhe për më tepër kompleks magazinash?

Në një farë mënyrë ky është një shpëtim financiar ose bailout siç njihet në anglisht i një biznesi privat me paratë e buxhetit të shtetit. Vetëm se në këtë rast paratë nuk jepen direkt si mbështetje financiare, por vijnë përmes heqjes së taksave. Gjithsesi në finale rezultati është i njëjtë.

Qeveria nuk mund të përdorë paratë e qytetarëve për të shpëtuar biznese private, të cilat nuk shesin dot magazinat e tyre. Por ky nuk është problemi i vetëm.

Cënim i konkurrencës dhe Kushtetutës

Zona e Teknologjisë Nexus Park Tirana ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe gjendet tek Kthesa e Rinasit. Ky në foton më poshtë është vendi.

Ngjitur me Nexus Park Tirana, gjendet një tjetër park industrial ku zhvillojnë aktivitete shumë biznese. I quajtur Tirana Industrial Park ai është ndërtuar nga kompania Concord e biznesmenit Artan Dulaku. Por Tirana Industrial nuk gëzon statusin e Zonës Teknologjike dhe as lehtësitë fiskale që rrjedhin prej tij.

Pra dy biznese ngjitur me njëri tjetrin, por njëri ngarkohet me taksa, ndërsa tjetri përjashtohet nga taksat. Përveçse një vendim qeverie special me tek përfitues, njësoj si ligji i famshëm Fusha, ky është një vendim që cënon konkurrencën e ndershme në treg, çka e bën atë antikueshtetues. Por ky është një mekanizëm që qeveria shqiptare ka filluar ta përdorë shpesh, jo vetëm përmes zonave teknologjike, por edhe përmes mekanizmit të investimeve strategjike.

Cënim i publikes

Në Kashar është edhe një tjetër zonë teknologjike dhe e zhvillimit ekonomik. E quajtur TEDA Kashar ajo ka për zhvillues Bashkinë e Tiranës dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh. Ndërtimi i kësaj zone ka një kosto totale prej 16 milionë eurosh dhe paratë janë paguar nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Por tashmë në të njëjtën zonë qeveria shpall një tjetër Zonë Teknologjie duke i shtuar kështu një konkurrent direkt Zonës Teknologjike të Bashkisë së Tiranës.

Ky është një vendim i dyshimtë nga të gjitha aspektet. Jo vetëm për faktin se nisi si një investim privat për ndërtim magazinash. As për faktin se cënon konkurrencën e lirë në treg duke vënë në disazvantazh padrejtësisht bizneset e tjera që kanë investuar në parqe biznese në zonën e Kasharit. Por mbi të gjitha sepse saboton edhe publiken duke i shtuar konkurrent direkt një zonë me zhvillues publik siç është ajo e Bashkisë Tiranë. Saktësisht VKM speciale në të gjitha kuptimet.

/Kapitali.al/

Tags: AstralBlendi GonxheBlendi GonxhjaCapitalNexus Park TiranapersonalizuarqeveriaResourcesmagazinaSokol KrajataksaTEDA NEXUS PARK TIRANAvkm
Previous Post

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

Next Post

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

Next Post
Gara drejt finales/ SPAK njofton 7 kandidatët që duan të marrin “kontrollin” e BKH-së

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al