Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fitimet e inceneratorit fantazmë të Tiranës u rritën me 36 për qind vitin e kaluar, teksa administrimi shtetëror i kompanisë ka filluar të nxjerrë në pah abuzimet financiare të koncesionarit. Bilanci zyrtar i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se për vitin 2024 kompania Integrated Energy regjistroi një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh (1 euro= 97 lekë), nga 7.6 milionë euro që ishte fitimi i një viti më parë.

Sipas raportit të administrimit, të ardhurat e landfillit të Sharrës u rritën me 8.4 për qind duke arritur në 17.4 milionë euro, çka do të thotë se kompania ka një normë fitimi 60 për qind mbi xhiron.

Kjo tregon qartë se sa fitimprurës është biznesi i traut të Sharrës dhe se sa shtrenjtë po e paguajnë qytetarët shqiptarë tarifën 29 euro të depozitimit të mbetjeve në landfill, pa marrë në këmbim asnjë investim.

Ndërkohë, në krahun tjetër të bilancit, shpenzimet e aktivitetit të kompanisë u ulën me 17 për qind duke zbritur në 6.8 milionë euro për vitin e kaluar.

Integrated Energy ka arritur të mbledhë një pjesë të borxheve të papaguara nga klientët, teksa llogaritë e arkëtueshme u ulën nga 15.1 milionë euro që ishin në 11.9 milionë euro. Kjo do të thotë se vitin e kaluar, Integrated Energy ka mundur të mbledhë më shumë se 3 milionë euro detyrime të papaguara, që kishin ndaj saj klientë të ndryshëm.

Shlyerje borxhesh të trashëguara nga privati
Rezultati më i mirë financiar, i ka mundësuar kompanisë që të shlyejë një pjesë të borxheve të trashëguara përpara sekuestrimit të saj nga SPAK dhe vënies në administrim shtetëror. Sipas raportit të ecurisë së veprimtarisë për vitin 2024, llogaritë e pagueshme ndaj furnitorëve u ulën me mbi 400 mijë euro duke rënë në 6.2 milionë euro.

Kompania shleu mbi 1.4 milionë euro kredi të trashëguara. Megjithatë, Integrated Energy ka ende dhe 7.7 milionë euro kredi për të shlyer, të cilat ishin marrë në banka të nivelit të dytë gjatë kohës kur shoqëria administrohej nga dyshja Zoto-Mërtiri.

Veç shlyerjes së kredive, kompania pagoi edhe 3.5 milionë euro detyrime të prapambetura ndaj Tatimeve gjatë vitit të kaluar. Edhe këto detyrime ishin lënë të trashëguara nga privati. Ndërkohë sipas dokumentave, Integrated Energy ka ende edhe 2.2 milionë euro borxhe të prapambetura për shkak të mospagesës së taksave gjatë administrimit nga koncesionari privat.

Me pak fjalë, qytetarët e Tiranës tashmë janë duke paguar borxhet e lënë pas nga administrimi privat i landfillit të Sharrës dhe do të duhet të paguajne ende edhe 10 milionë euro të tjera për t’i shlyer plotësisht detyrimet e prapambetura.

Prej gushtit të vitit 2023, shoqëria koncesionare Integrated Energy është nën administrim shtetëror, pasi u sekuestrua nga Gjykata për korrupsion. Fati i kompanisë mbetet ende i pavendosur përfundimisht, ndërkohë që administratori shtetëror vetëm administron kompaninë, shlyen borxhet dhe destinon fitimet në llogarinë e fitimeve të pashpërndara./ Kapitali.al

Tags: inceneratori i tiranes
Previous Post

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

Next Post

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

Next Post
Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al