Thursday, October 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Raporti/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër.

Teksa agjencitë qeveritare numërojnë çdo person që hyn në vend si turist, mjafton një raport i besueshëm për të rrëzuar imazhin e një qeverie që punon realisht për të ndryshuar situatën në vend.

U publikua pak ditë më parë raporti ” Cilësia e ujërave të larjes në Evropë në vitin 2025” i cili është vlerësimi zyrtar vjetor i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Komisionit Evropian, por në Shqipëri kaloi në heshtje. Siç duket edhe në tabelën më poshtë, vendi ynë renditet edhe këtë herë në vendin e fundit.

Ky raport ka analizuar pastërtinë dhe sigurinë e ujit në më shumë se 22,200 pika plazhi, liqene dhe lumenj në të gjithë Bashkimin Evropian, si dhe në Shqipëri dhe në Zvicër që nuk janë pjesë e Unionit.

Qëllimi kryesor është të tregojë nëse ujërat ku njerëzit shkojnë për të notuar gjatë sezonit veror plotësojnë standardet e sigurisë mikrobiologjike (për të shmangur bakteret fekale siç është Escherichia coli).

Çfarë thuhet për Shqipërinë

Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë sa i përket përqindjes së ujërave me cilësi të shkëlqyer për të notuar. Nga 119 pika të monitoruara në plazhe bregdetare, lumenj dhe liqene, të dhënat tregojnë një situatë problematike të ndotjes.

Vetëm 16.8% e pikave të monitoruara morën vlerësimin maksimal. Ky është niveli më i ulët në të gjithë Evropën, ku mesatarja e BE-së është rreth 85%. Sipas raportit të siguruar nga lapsi.al kjo do të thotë se vetëm 20 pika nga 119 ishin me cilësi të shkëlqyer të larjes.

Rreth 37.8% e zonave të larjes u klasifikuan në kategorinë “mirë” që u përket 45 zonave të analizuara.

“Cilësi të mjaftueshme” kishin 21.8% e pikave të kontrolluara ndërsa 23.5% e ujërave u vlerësuan si të ndotura apo me standarde të dobëta.

Kjo shifër është alarmante, pasi mesatarja evropiane për ujërat “e dobëta” është vetëm 1.5%.

Siç duket edhe nga harta më lart, zonat me ujërat më të këqija mbeten bregdeti i Durrësit, zona e plazhit të vjetër në Vlorë, disa plazhe në Sarandë dhe bregu i liqenit të Pogradecit.

Raporti dhe ekspertët mjedisorë theksojnë se kjo gjendje e ujërave larës në Shqipëri vjen si pasojë e tre faktorëve kryesorë.

E para është derdhja e ujërave të zeza urbane të patrajtuara direkt e në dete dhe lumenj.

Së dyti, problem shihet mungesa ose mosfunksionimi i plotë i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në zonat bregdetare me fluks turistik.

Së treti, ekspertët vlerësojnë si problem mbetjet dhe ndotja që zbret nga lumenjtë drejt vijës bregdetare.

Edhe pse Shqipëria po njeh një rritje të madhe të turizmit, raporti ngre shqetësimin se infrastruktura mjedisore nuk ka ecur me të njëjtat hapa, duke sjellë rreziqe për shëndetin e pushuesve.

Sipas raportit, plazhet dhe ujërat larës në brendësi të vendit më të pastra në Europë vijon t’i ketë Qipro e ndjekur nga Greqia, Bullgaria, Austria dhe Kroacia. Monitor

Previous Post

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster, pushteti i tij po tronditet

Next Post

Shqipëria si “dele e zezë”, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre

Next Post
Shqipëria si “dele e zezë”, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre

Shqipëria si “dele e zezë”, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A mund të ndihmojë vitamina C në parandalimin e leuçemisë?

A mund të ndihmojë vitamina C në parandalimin e leuçemisë?

October 8, 2026
Bojkoti i avokatëve/ Shtyhet masa në GJKKO për Leli Kajën

Bojkoti i avokatëve/ Shtyhet masa në GJKKO për Leli Kajën

October 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al