Sunday, November 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A mund të ndihmojë vitamina C në parandalimin e leuçemisë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, SHOWBIZ
0
A mund të ndihmojë vitamina C në parandalimin e leuçemisë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri po shqyrton nëse vitamina C mund të ndikojë në çrregullimet e hershme të gjakut dhe të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të leukemisë.

Në provën klinike EVITA, 109 persona me citopeniklonale me rëndësi të pacaktuar (CCUS) ose sindromë mielodis plastike (MDS) morën 1,000 mg vitaminë C në ditë ose placebo për një vit. Të dyja gjendjet mund të përparojnë në leucemi mieloide akute (AML).

Rezultatet treguan se personat që morën vitaminë C patën më pak ngjarje të padëshiruara gjatë studimit dhe periudhës së ndjekjes. Vitamina C gjithashtu ndryshoi nivelet e disa citokinave, molekula që luajnë rol në inflamacion dhe në funksionimin e sistemit imunitar. Këto ndryshime u shoqëruan me rezultate më të favorshme.

Megjithatë, studiuesit nuk gjetën ndryshim të rëndësishëm mes dy grupeve në zgjerimin e kloneve anormale të qelizave të gjakut, një tregues i përparimit të sëmundjes.

Një analizë eksploruese pas rreth tre vitesh tregoi se personat që morën vitaminë C kishin më shumë gjasa të ishin gjallë sesa ata që morën placebo. Por, për shkak se ky ishte një studim relativisht i vogël i fazës së dytë, rezultati duhet të konfirmohet në një provë më të madhe.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve kishin mungesë të vitaminës C në fillim të studimit. Vitamina C nuk ndihmon vetëm imunitetin; ajo mbështet edhe enzima që kontrollojnë aktivitetin e gjeneve. Një prej tyre, TET2, shpesh preket nga mutacionet te leukemia dhe çrregullimet e ngjashme të gjakut.

Studiuesit theksojnë se aktualisht nuk ka trajtim të miratuar posaçërisht për të parandaluar kalimin e CCUS në leukemi. Prandaj, rezultatet e EVITA janë premtuese, por ende paraprake. Studime më të mëdha do të nevojiten për të përcaktuar nëse vitamina C mund të bëhet një mënyrë e thjeshtë për të ndërhyrë përpara se leukemia të zhvillohet. /Scitech Daily

Previous Post

Bojkoti i avokatëve/ Shtyhet masa në GJKKO për Leli Kajën

Next Post

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson ‘rrëmben’ çmimin Nobel në Letërsi 2026

Next Post
Shkrimtarja kanadeze Anne Carson ‘rrëmben’ çmimin Nobel në Letërsi 2026

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson 'rrëmben' çmimin Nobel në Letërsi 2026

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbi 6 mln lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e Xhensila Myrtezajt

Mbi 6 mln lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e Xhensila Myrtezajt

November 22, 2026
22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e banesës në Durrës

22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e banesës në Durrës

November 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al