Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti sekret / Si Adriatik Lapaj pastroi paratë e vjehrrit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Raporti sekret / Si Adriatik Lapaj pastroi paratë e vjehrrit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë nuk mbaj përgjegjësi për asnjë në botë, përveçse për vajzën time. Ai zotëria ka gjykuar 12500 çështje. Unë nuk mund t’i hyj me lupë“. Kështu deklaroi drejtuesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, disa ditë më parë, në një studio televizive, duke iu përgjigjur akuzave për përfitime nga veprimtaria e vjehrrit Alltun Çela, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Parimisht askush nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për veprimet e tjetrit, edhe sikur t’a ketë vjehërr, dhëndër, baba, vëlla etj. Por, një raport sekret dhe një vendim i formës së prerë konfirmojnë veprimtarinë korruptive të Alltun Çelës si gjyqtar dhe se dhëndri i tij, Adriatik Llalla, ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i vjehrrit, i cili doli nga ‘Shkolla e plepave’ dhe u fut në drejtësi.

Jo vetëm kaq, por në këto vendime ngrihen dyshime të forta se Adriatik Lapaj ka pastruar paratë e korrupsionit të vjehrrit të tij, duke investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e babait të tij, Ferman Lapaj, i cili kryesoi listën për deputet të të birit në Qarkun e Beratit.

Të paktën tre pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro, në emër të babait të Adriatik Lapaj, godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m², dyshohet se janë produkt i korrupsionit të Alltun Çelës.

Fakte dhe rrethana

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, në vitin 2018, ka përpiluar një raport sekret për veprimtarinë e ish kryegjyqtarit të Sarandës, Alltun Çela, për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut.

(Raporti i siguruar nga Prapaskena)

Në raport konludohet se Alltun Çela dyshohet se është përfshirë në veprimtari korruptive si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Sarandës, duke favorizuar shtetas në procese gjyqësore në këmbim të parave. Sipas raportit, i cili është konfirmuar nga Komisioni i Vetingut si i vëretë, vjehrri i Adriatik Lapaj ka marrë edhe vendime të paligjshme për përvetësim pronash në Butrint.

Në raportin për figurën e Alltun Çelës referohen disa raste konkrete korruptive. Raporti konstaton se Alltun Çela ka ndryshuar edhe gjeneralitetet, ndryshime të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

 

Në raport konkludohet se Alltun Çela nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e drejtësisë.

Po si ka përfituar Lapaj nga veprimtaria korruptive e vjehrrit?

Në vendimin e Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Alltun Çela, për shkak të pasurisë së pajustifikuar, paaftësisë profesionale dhe figurës së njëllosur, konstatohen edhe disa pasuri të dyshimta të Çelës, të cilat janë përdorur nga dhëndri i tij Adriatik Lapaj. Këto pasuri dyshohet se janë produkt i veprimtarisë korruptive të Alltun Çelës.

Më konkretisht, sipas një denoncimi, Alltun Çela kishte disa pasuri të fshehura, në një godinë në emër të disa shtetasve në Kanada, në favor të të cilëve Çela kishte marrë vendime.

KPK ngriti dyshime se një nga këto pasuri në Sarandë, figuronte adresa e dhëndrit të Alltun Çelës, Adriatik Lapaj, i cili ushtron aktivitet në fushën e avokatisë.

Alltun Çela tha para KPK-së se dhëndëri i tij Adriatik Lapaj nuk kishte atë adresë të zyrës së avokatisë, por një adresë tjetër. Komisioni e cilësoi këtë deklarim të rremë para tij, pasi sipas vendimit, një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) zbuloi se adresa e zyrës së avokatisë ishte në një nga këto pasuri.

Në vendimin e KPK-së, i lënë në fuqi nga KPA, ngrihen dyshime të forta se disa pasuri në emrin e babait të Adriatik Lapajt, Ferman Lapajt, (godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m²) janë produkt i parave të pista të Alltun Çelës, pasi krushku i tij Ferman Lapaj nuk kishte burime të ardhurash të ligjshme për t’i justifikuar.

“Në shpjegimet e tij me shkrim, subjekti (Alltun Çela) ka sqaruar se nuk ka lidhje me këto pasuri, ato janë vetëm pasuri të shtetasit (Ferman Lapaj). Subjekti megjithatë ka dhënë shpjegime, të cilat “po i jap kundërdeshirës sime që një letër anonime vihet në levizje duke më krijuar një emocion mua dhe vajzës sime”, – pretendon subjekti.

Pasi shqyrtoi shpjegimet me shkrim dhe provat paraqitura nga subjekti, e dëgjoi atë nëseancë, Komisioni konstaton se këto shpjegime nuk janë aspak bindese. Nisur nga të dhělënat e administruara nga bankatnivelit të dytë rezulton se gjendja financiare ndër vite e shtetasit F.L. nuk mundëson krijimin e këtyre pasurive. Nga ana tjetër subjekti ka qenë kontradiktor nëdeklarimet e tijnë seancë“, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, Alltun Çela nuk justifikon me të ardhura të ligjshme as pasuritë që figurojnë në emrin e tij. Komisioni i Vetingut ka vënë në dyshim edhe një pasuri tjetër në emërntë babait të Alltun Çelës.

Shtëpia e trashëguar nga babai ishte rregjistruar pas një padie në Gjykatën e Delvinës në kohën kur Çela ishte kryetar i kësaj gjykate. Vendimi u mor për 6 ditë. Po ashtu një shtëpi në Sarandë, me sipërfaqe 220 metra katrorë, u përfitua ligjërisht pas një vendimi të Gjykatës së Sarandës në kohën kur Çela ishte kryetar i saj.

Çela, kryetar gjykate, ngriti padi ndaj Bashkisë Sarandë për njohje të pronësisë mbi një godinë 220 metra katrorë, e pasqyruar 110 metra në vendimin e gjykatës. Gjykata doli me vendim në favor të kryetarit të saj vetëm 20 ditë pas rregjistrimit të padisë.

Sipas vendimit të shkarkimit, në të dyja rastet Çela ishte në konflikt interesi dhe se vendimet ishin marrë mjaft shpejt përndryshe nga sa bëhej në raste të ngjashme.

/Prapaskena/

Tags: Adriatik Lapajpastrim parash
Previous Post

Shpopullimi i vendit/ Turistëve nuk ka kush t’u shërbejë!

Next Post

Aksident në Korçë-Maliq, fuoristrada përplaset me veturën, plagoset një person

Next Post
Aksident në Korçë-Maliq, fuoristrada përplaset me veturën, plagoset një person

Aksident në Korçë-Maliq, fuoristrada përplaset me veturën, plagoset një person

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al