Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti/ Prishtina ia kalon Tiranës në çdo tregues kryesor të cilësisë së jetës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Raporti/ Prishtina ia kalon Tiranës në çdo tregues kryesor të cilësisë së jetës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i publikuar më 13 tetor 2025 nga platforma ndërkombëtare Numbeo ka krahasuar indekset kryesore të cilësisë së jetës mes Tiranës dhe Prishtinës.

Të dhënat tregojnë një epërsi të ndjeshme të kryeqytetit kosovar në pothuajse çdo tregues kryesor, duke nxjerrë në pah sfidat që përballen qytetarët e Tiranës në përditshmërinë e tyre.

Në Tiranë, indeksi i fuqisë blerëse është vetëm 41.45, duke u vlerësuar si “i ulët”, ndërsa në Prishtinë është 62.98, një nivel “mesatar” që tregon fuqi më të madhe për blerje.

Siguria në kryeqytetin shqiptar ka një indeks prej 60.03, më e ulët se 67.95 e Prishtinës.

Kujdesi shëndetësor në Tiranë arrin vetëm 47.29, krahasuar me 68.61 në Prishtinë.

Klima natyrore është avantazhi i vetëm i Tiranës me indeks 86.43 (shumë i lartë), ndërsa Prishtina ka 76.84 (i lartë).

Kostoja e jetesës është pothuajse dyfish më e lartë në Tiranë (48.92) në krahasim me Prishtinën (28.34).

Raporti çmim-pronë ndaj të ardhurave është 17.82 në Tiranë, duke e bërë blerjen e një banese jashtëzakonisht të vështirë, ndërsa në Prishtinë ky raport është 14.44.

Trafiku në Tiranë është më problematik me kohë udhëtimi mesatare 38.44 minuta, krahasuar me vetëm 22.81 minuta në Prishtinë.

Gjithashtu, ndotja është shumë më e lartë në Tiranë me indeks 86.98, ndërsa Prishtina regjistron 68.68.

Në përmbledhje, indeksi i përgjithshëm i cilësisë së jetës në Tiranë është 94.40, një nivel shumë i ulët krahasuar me 137.76 të Prishtinës, që reflekton një standard më të lartë jetese dhe kushte më të mira.

Ky raport nxjerr në pah nevojën urgjente për reforma në menaxhimin urban dhe politikat ekonomike në Tiranë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Analiza e plotë sektoriale:

Indeksi i Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Index)

Tiranë: 41.45 (niveli “i ulët”)
Prishtinë: 62.98 (niveli “mesatar”)
Ky është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë, që mat fuqinë reale të qytetarëve për të blerë mallra e shërbime.

Qytetarët e Prishtinës kanë rreth 50% më shumë fuqi blerëse sesa ata të Tiranës. Kjo tregon se pagat në Shqipëri nuk arrijnë të përballojnë koston e jetesës. Politikat ekonomike të qeverisë Rama nuk kanë sjellë rritje reale të mirëqenies, por inflacion, rritje çmimesh dhe shtim të pabarazisë.

Indeksi i Sigurisë (Safety Index)

Tiranë: 60.03 (i lartë)
Prishtinë: 67.95 (i lartë, por dukshëm më mirë)

Megjithëse të dy qytetet klasifikohen si “të sigurta”, Prishtina renditet dukshëm më lart, duke treguar një mjedis më të qetë dhe më pak incidente kriminale.

Kjo përgënjeshtron retorikën e pushtetit në Tiranë që justifikon pasigurinë me “rritje të dinamikës urbane”.

Kujdesi Shëndetësor (Health Care Index)

Tiranë: 47.29 (mesatar)
Prishtinë: 68.61 (i lartë)

Sistemi shëndetësor i Tiranës vlerësohet dukshëm më poshtë.

Kjo reflekton mungesën e investimeve reale në spitale publike, mungesën e mjekëve, korrupsionin në tendera dhe emigrimin masiv të personelit mjekësor.

Prishtina, ndonëse me më pak buxhet, arrin standarde më të mira shërbimi dhe qasje më të lehtë për qytetarët.

Indeksi i Klimës (Climate Index)

Tiranë: 86.43 (shumë i lartë)
Prishtinë: 76.84 (i lartë)

Ky është i vetmi sektor ku Tirana qëndron më mirë, falë pozitës gjeografike dhe klimës mesdhetare. Por ky avantazh natyror nuk është merite qeveritare, përkundrazi, ndotja urbane e ka dëmtuar cilësinë reale të ajrit në qytet.

Kosto e Jetesës (Cost of Living Index)

Tiranë: 48.92 (e ulët)

Prishtinë: 28.34 (shumë e ulët)

Në Tiranë, çmimet janë pothuajse dyfish më të larta se në Prishtinë. Kjo përfshin qiranë, ushqimet dhe shërbimet bazë.
Kombinimi i çmimeve të larta me pagat e ulëta shpjegon pse shumë të rinj po largohen nga kryeqyteti shqiptar.

Raporti Çmim Pronë / Të Ardhura (Property Price to Income Ratio)

Tiranë: 17.82 (shumë i lartë)

Prishtinë: 14.44 (i lartë)

Në Tiranë, një familje duhet të punojë rreth 18 vite për të blerë një apartament mesatar, ndërsa në Prishtinë mjaftojnë më pak se 15 vite.

Kjo tregon spekulim masiv në tregun e ndërtimit, politikë që është mbështetur hapur nga administrata e Erion Veliajt ,përmes lejeve të pakufizuara ndërtimi që kanë shtrenjtuar pronat dhe kanë degraduar hapësirat publike.

Trafiku dhe Koha e Udhëtimit (Traffic Commute Time Index)

Tiranë: 38.44 minuta (mesatare)
Prishtinë: 22.81 minuta (shumë e ulët)

Në Tiranë, qytetarët humbasin pothuajse 40 minuta çdo ditë në trafik, për shkak të mungesës së transportit publik efikas dhe planifikimit të dështuar urban.
Në Prishtinë, udhëtimet janë më të shkurtra dhe qarkullimi më i rregullt, pavarësisht se qyteti ka më pak infrastrukturë.

Ndotja (Pollution Index)

Tiranë: 86.98 (shumë e lartë)
Prishtinë: 68.68 (e lartë)

Tirana është ndër qytetet më të ndotura në Ballkan, dhe raporti i Numbeo e konfirmon këtë. Ajri, zhurma, mungesa e gjelbërimit dhe mbetjet urbane janë kthyer në krizë.
Ky është dështimi më i dukshëm i administratës Veliaj, e cila është fokusuar në fasada dhe PR, ndërsa qyteti mbytet në ndotje e beton.

Indeksi i përgjithshëm i cilësisë së jetës

Tiranë: 94.40 (shumë i ulët)

Prishtinë: 137.76 (mesatar)

Në çdo sektor kyç, Prishtina tejkalon Tiranën. Raporti tregon qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kryeqyteti shqiptar është bërë më i shtrenjtë, më i ndotur, më kaotik dhe më i pabarabartë.

Kjo krahasim ndërkombëtar është një pasqyrë e dështimeve ekonomike, urbane dhe sociale të qeverisjes aktuale, që ka privilegjuar interesat e biznesit dhe ndërtimit, duke lënë qytetarin në vend të fundit./ voxnews/

Previous Post

Protesta e minatorëve të Spaçit/ Deputeti i PS denoncon policinë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme

Next Post

Jurgen Uldedaj ngjitet në ring për titullin kampion bote të IBO

Next Post
Jurgen Uldedaj ngjitet në ring për titullin kampion bote të IBO

Jurgen Uldedaj ngjitet në ring për titullin kampion bote të IBO

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al