Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Rama qeveris si autokrat”, gazeta zvicerane: Drejton “personalisht” bumin e ndërtimeve në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“Rama qeveris si autokrat”, gazeta zvicerane: Drejton “personalisht” bumin e ndërtimeve në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka kushtuar një artikull bumit të ndërtimeve dhe investimeve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, përfshirë edhe projektin e investimit në Zvërnec.

Në artikull ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën se si merren vendimet për projekte të mëdha ndërtimi në vendin tonë, ndërsa kryeministri Edi Rama paraqitet si një figurë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin urban dhe arkitekturor.

Gazeta i referohet edhe kritikëve të qeverisë, të cilët e akuzojnë Ramën si personi që ushtron kontroll të gjerë mbi vendimmarrjen dhe se në raste të caktuara projektet zhvillohen pa procese tradicionale tenderimi.

Një pjesë e rëndësishme e shkrimit i kushtohet edhe librit “The Albanian Files”, botim i shtëpisë zvicerane Lars Müller Publishers, i cili përmbledh qindra projekte arkitekturore të propozuara për Shqipërinë.

Tages-Anzeiger shkruan po ashtu se disa arkitektë kanë deklaruar se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga Rama përmes rrjeteve sociale për të zhvilluar projekte në Shqipëri, ndërsa nuk lë pa përmend gjithashtu edhe qëndrimet e disa aktivistëve dhe gazetarëve të pavarur për mënyrën e financimit të disa projekteve dhe lidhjet e dyshuara me paratë e trafikut të drogës.

“Në fakt, Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në vend. Kryeministri është i diplomuar për pikturë dhe së fundmi ka ekspozuar edhe në Art Basel.

Se si e imagjinon ai të ardhmen arkitekturore të vendit të tij, tregohet në librin “The Albanian Files”. Në rreth 800 faqe prezantohen më shumë se 500 projekte ndërtimi, të hartuara nga 60 studio ndërkombëtare arkitekture në Shqipëri. Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama.

Disa arkitektë pranojnë hapur se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga kryeministri përmes WhatsApp-it ose Instagramit, me kërkesën për të hartuar projekte për Shqipërinë- projekte që më pas, sipas pretendimeve, janë realizuar edhe me paratë e mafias së drogës.

Sipas aktivisteve dhe gazetarëve të pavarur, në raste të tilla nuk zhvillohen tenderë publikë. Sipas akuzave të tyre, Rama shpesh merr vendime dhe qeveris si një autokrat.

Një arkitekt nga Roterdami e lavdëron këtë liri të pakufishme dhe madje i uron Ramës të qeverisë për gjithë jetën.

“The Albanian Files” është botuar nga Lars Müller Publishers në Zyrih. Disa aktivistë në Tiranë e konsiderojnë tashmë librin si një lloj “aktakuze të shkruar kundër Edi Ramës”.

Rama i mohon akuzat dhe i cilëson ato si pjesë të një fushate kundër tij dhe Shqipërisë,” shkruan Gazeta zvicerane ndër të tjera.

Previous Post

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

Next Post

Kryebashkiakët hajdutë të 2026 që vodhën 470 miliardë lekë në tendera!

Next Post
Kryebashkiakët hajdutë të 2026 që vodhën 470 miliardë lekë në tendera!

Kryebashkiakët hajdutë të 2026 që vodhën 470 miliardë lekë në tendera!

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Libri që përfundoi në SPAK, flet redaktorja e “The Albanian Files”; Çfarë fshihet pas projekteve të arkitekturës në Shqipëri

Libri që përfundoi në SPAK, flet redaktorja e “The Albanian Files”; Çfarë fshihet pas projekteve të arkitekturës në Shqipëri

September 30, 2026
Dy ditë pas marrjes së detyrës, ambasadori i SHBA-ve i shkon në zyrë Ramës

Dy ditë pas marrjes së detyrës, ambasadori i SHBA-ve i shkon në zyrë Ramës

September 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al