Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama pranon realitetin e protestuesve, por jo përgjegjësinë: Nuk jam armiku juaj, po iu përdorin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama pranon realitetin e protestuesve, por jo përgjegjësinë: Nuk jam armiku juaj, po iu përdorin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 24 ditësh protesta që kanë një kërkesë të qartë, largimin e tij nga pushteti, Edi Rama ka zgjedhur t’u drejtohet protestuesve me një letër të gjatë, ku pranon publikisht një listë të gjatë problemesh që qytetarët denoncojnë prej vitesh: korrupsionin, arrogancën e administratës, padrejtësitë me pronat, vështirësitë ekonomike dhe shëndetësore.

Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë foton e një qytetari që ka protestuar gjatë natës përpara Kryeministrisë. Në tekstin që shoqëron foton, kryeministri ndalet te problemet me të cilat përballen qytetarët, por pa iu referuar rolit apo përgjegjësive të qeverisë që drejton prej më shumë se një dekade.

“Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta. Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet… Jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a me drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty. Sillen keq me njerëzit. Përçmojnë meritën. Stimulojnë farefisin. Promovojnë tarafin. Kërkojnë lekë nën dorë. Favore”, shkruan Rama.

Më pas, kryeministri e zhvendos vëmendjen te opozita, mediat, influencerët, diaspora dhe organizatorët e protestës, të cilët i akuzon se kanë përdorur zemërimin e qytetarëve për interesat e tyre.

“Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre… kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave. Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë tek vetja po tek kali arsyen e rënies, e që gjetën tek ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Ikën edhe karvanet e “diasporës” nga Kosova e Tetova. Të përdorën ty, për të sjellë në Tiranë me vrazhdësinë brutale të hordhive pushtuese, mllefe politike sallahanash të pjesëve të tjera të kombit tonë”, vijon Rama.

Në fund të letrës, Rama përpiqet të vendosë një vijë ndarëse mes vetes dhe kundërshtarëve të tij politikë, duke u paraqitur si aleat i protestuesve dhe jo si shkaku i zemërimit të tyre.

“Eja tek unë.  Jo të më duartrokasësh. Jo të heqësh dorë nga kritikat e tua. As të më votosh nëse nuk do të të mbushet mendja, se jo thjesht nuk jam unë e keqja e madhe që ata të kanë mbushur mendjen se jam, po unë sot jam e vetmja pengesë mes këtij vendi e teje dhe të këqijave të mëdha, që ata mund t’i bëjnë Shqipërisë po t’u hapet rruga”, përmbyll Rama.

Në thelb, në letrën e tij Rama pranon ekzistencën e korrupsionit, nepotizmit, arrogancës së administratës dhe vështirësive ekonomike me të cilat përballen qytetarët. Megjithatë, përgjegjësinë për këtë realitet nuk e lidh me qeverinë që drejton prej 13 vitesh, por me ata që, sipas tij, u kanë “mbushur mendjen” protestuesve kundër tij.

Tags: edi rama
Previous Post

Tre mashtrimet online që po u marrin miliona njerëzve

Next Post

Përse jam çdo ditë pjesë e atij sheshi?

Next Post
Përse jam çdo ditë pjesë e atij sheshi?

Përse jam çdo ditë pjesë e atij sheshi?

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

August 11, 2026
Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

August 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al