Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama “molla e sherrit” mes socialisteve, Dodaj “kryqëzon” Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama “molla e sherrit” mes socialisteve, Dodaj “kryqëzon” Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, për nevojën e një “vetëpastrimi” në Partinë Socialiste kanë sjellë reagime të forta nga brenda kampit socialist.

Kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, ka reaguar publikisht ndaj thirrjes së Spiropalit drejtuar kryeministrit Edi Rama për të larguar nga partia figurat që ajo i cilësoi si “smerçi”, “ndryshku” dhe “pehlivanllëqe”.

Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, Dodaj i kujton Spiropalit se për vite me radhë ka qenë një nga figurat më të rëndësishme dhe më të privilegjuara të Partisë Socialiste, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kritikave të saj ndaj strukturave të partisë.

“Kur flet për meritokraci, demokraci dhe vetëpastrim, duket sikur po flet për një parti ku nuk ke qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes. E vërteta është krejt ndryshe”, shprehet Dodaj.

Sipas saj, askush nuk mund të pozicionohet sot si gjykatës i proceseve të Partisë Socialiste, pasi ka qenë pjesë e pandarë e çdo vendimmarrjeje dhe përgjegjësie politike ndër vite.

Kryetarja e socialistëve të Shkodrës thekson se ka mbështetur qeverinë e Edi Ramës dhe reformat e ndërmarra prej saj, duke shtuar se është më e lehtë të kritikosh sesa të marrësh përgjegjësi.

Në reagimin e saj, Dodaj lëshon edhe mesazhin më të fortë ndaj ish-kryeparlamentares.

“Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali. Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”, deklaron ajo.

Përplasja vjen në një moment kur kritikat e Spiropalit ndaj drejtimit të PS-së dhe kërkesat e saj për ndryshime të brendshme kanë nxitur debate të forta në radhët e socialistëve, duke ekspozuar ndarjet dhe tensionet që po shfaqen gjithnjë e më hapur brenda mazhorancës.

Previous Post

Nis protesta e 23-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

Next Post

Protestuesit dalin me deklaratë: Dorëheqje, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

Next Post
Protestuesit dalin me deklaratë: Dorëheqje, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

Protestuesit dalin me deklaratë: Dorëheqje, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al