Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama i jep shtëpinë e jetimëve Idajet Ismailit të “Albstarit” për kulla 35 katëshe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama i jep shtëpinë e jetimëve Idajet Ismailit të “Albstarit” për kulla 35 katëshe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka nënshkruar së fundmi pa shumë zhurmë kontratën për zhvillimin e projektit me kulla në truallin ku aktualisht ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Dokumenti i siguruar nga Ekofin.al tregon se më 4 qershor 2026 është lidhur kontrata me shoqërinë “Motus” shpk, e cila ishte shpallur fituese në janar të këtij viti në konkursin e organizuar nga AIC dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

Sipas kontratës, kompania ofron 46% të sipërfaqes së zhvillimit për Korporatën, ndërsa do të realizojë projektin multifunksional në truallin publik të “Zyber Hallullit”.

Pas kompanisë Motus qëndron sipërmarrësi Idajet Ismailaj, emri i të cilit lidhet me disa ndërtime të tjera kontroverse.  Ismailaj është po ashtu aksioner në Alb-Star, kompania e njohur për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe kullës shoqëruese, ndërsa një tjetër kompani, Finnman, sërish e lidhur me Ismailajn po ndërton resortin e Manastirit, ku zhvillimi intensiv i ndërtimit ka ngjallur debat publik për betonizimin e një prej zonave më të veçanta bregdetare.

Kontrata vjen rreth pesë muaj pasi juria e konkursit shpalli fitues projektin e studios meksikane Rojkind Arquitectos, e angazhuar nga Motus së bashku me bashkëpunëtorët Asab, Son Engineering & Construction dhe arkitektin Julian Kasharaj.

Konkursi i janarit për truallin e “Zyber Hallullit” prodhoi një rezultat të pazakontë. Pas rreth katër orësh diskutime, juria vendosi të ndajë fituesit në dy kategori, duke argumentuar se asnjë prej pesë projekteve finaliste nuk i përmbushte plotësisht të gjitha objektivat e kërkuara.

Grupi i udhëhequr nga Rojkind Arquitectos fitoi të drejtën për zhvillimin e pjesës komerciale dhe rezidenciale në truallin aktual të jetimores, ndërsa grupi i kryesuar nga Taller Hector Barroso fitoi projektimin e kampusit të ri të jetimores dhe godinave të inspektorateve që do të ndërtohen në zonën e ish-vilave gjermane.

Projekti fitues i Rojkind Arquitectos parashikon ndërtimin e tri kullave me lartësi 20, 25 dhe 35 kate, të lidhura mes tyre me ura dhe hapësira të përbashkëta. Dy prej kullave do të kenë funksion kryesisht rezidencial, ndërsa projekti parashikon edhe shfrytëzim intensiv të nëntokës për parkinge.

Thirrja e hapur nga AIC në shtator 2025 parashikonte që investitori privat të financonte ndërtimin e kampusit të ri të jetimores “Zyber Hallulli” dhe të godinave të inspektorateve shtetërore, ndërsa në këmbim do të merrte të drejtën për zhvillimin e truallit ekzistues në një kompleks kullash multifunksionale.

Në përfundim të procesit, fitues doli grupi i angazhuar nga Motus, ndërsa tashmë me nënshkrimin e kontratës projekti hyn në fazën e zbatimit. Kjo do të thotë se një tjetër truall publik në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës do t’i hapë rrugë një zhvillimi të ri me tre kulla, duke ndryshuar rrënjësisht fizionominë urbane të hyrjes së Rrugës së Elbasanit.

Nënshkrimi i kontratës është bërë pa njoftime publike apo prezantime të posaçme nga AIC, ndonëse bëhet fjalë për një projekt me ndikim të konsiderueshëm urban dhe ekonomik, që prek jo vetëm një institucion social me histori të gjatë si “Zyber Hallulli”, por edhe një nga parcelat më të lakmuara të tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet. /Ekofin.al

Tags: “Motus” shpkIdajet IsmailajKorporata e Investimeve Shqiptare (AIC)Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli
Previous Post

Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Next Post

3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital

Next Post
3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital

3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al