Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qytetarja kapërcen kangjellat e SPAK-ut: Ku janë prokurorët?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qytetarja kapërcen kangjellat e SPAK-ut: Ku janë prokurorët?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku një qytetare nga Laçi ka tentuar të kapërcejë rrethimin metalik të institucionit dhe të futet brenda perimetrit të sigurisë.

Gruaja është ndaluar menjëherë nga punonjësit e sigurisë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë perimetrit.

Ndërkohë, për mediat qytetarja e identifikuar si Drane Gjoka, ka deklaruar se prej vitesh është përfshirë në një betejë ligjore për një çështje pronësie, duke pretenduar se zotëron dokumente dhe vendime gjyqësore në favor të saj.

Ajo ka shprehur shqetësimin se sipas saj nuk po i njihet e drejta mbi një pronë që e ka blerë dhe më pas e ka fituar edhe në rrugë gjyqësore. Gruaja, e cila për vite me radhë ka shërbyer si elektriciste pretendon gjithashtu se objekti në fjalë është dëmtuar ndër vite, ndërkohë që ka hedhur akuza ndaj Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara.

Sipas saj, sot i është drejtuar SPAK-ut për të kërkuar ndërhyrje dhe hetim mbi mënyrën se si është trajtuar çështja e pronës së saj ndër vite, duke kërkuar rikthimin e të drejtave që pretendon se i janë cënuar.

“Të vijnë dhe të shohin shtëpinë time, jam me myk e sëmurë. Drane Gjoka, kam blerë një repart ushtarak në vitin 1990 dhe këtë repart e kam fituar me gjyq. E kam dhënë lekët në bankën e shtetit me mandat arkëtimi, e kam fituar edhe me gjyq dhe pastaj, kur repartin ma rrethuan, më kanë marrë hyrjen, një pagesë për tokën, një për ndërtesën.

Tani këtë ndërtesë, e ka bërë kryetari i Bashkisë Luigj Isufi në 2005 dhe Gjovalin Isufi, të dy vëllezër, punonin në bashki dhe gruaja e tij punonte në bashki. Gjithmonë rrethi Kurbin ka qenë bashki familjare dhe të gjithë të afërmit e tij. Sot i kam të gjitha me dokumente. Më kanë fshehur dosjet, vendimet e gjyqeve.

Problemi jonë është shkatërrim dhe përvetësim prone nga Bashkia Laç. Pronë banesë e cila është dëmtuar nga ujërat e bardha. Më kanë vendosur tre puseta lart. Pronën, tani unë jetoj që nga ’90 aty, kam bërë gjyq dhe e kam fituar dhe kam marrë certifikatën dhe e kam vendimin e gjyqit.

Tani këtë ndërtesë më ka ardhur ai Gjovalin Isufi, duke e ditur shqetësimin tim, më ka sjellë për të bërë në zbatim vendimin e gjykatës. SPAK, kërkoj që hyrja që kam dhënë për tokën të më kthehet. Kam bërë kallëzime në Prokurori, Polici, janë në gjykatën e Apelit. Vendimet janë marrë kundër meje dhe pasurisë time. Sot kam ardhur për të bërë kallëzim në SPAK”,- ka deklaruar gruaja.

Previous Post

Në kërkim për grup kriminal, Rama-Veliaj i “dorëzuan” Jetmir Pepës miliarda për ndërtimin e shkollave

Next Post

Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do piqemi si minjtë në zjarr!

Next Post
Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do piqemi si minjtë në zjarr!

Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do piqemi si minjtë në zjarr!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al