Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do piqemi si minjtë në zjarr!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do piqemi si minjtë në zjarr!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Kikia

Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e të martës në Tiranë, nuk duhet të kalojë me “marrjen e situatës nën kontroll dhe hetimin e shkaqeve”. Pavarësisht se kush e ndezi, pse e ndezi dhe si e ndezi zjarrin, krimineli nuk është ai që e ndezi, por ai që ndërtoi një pallat që digjet si të jetë lyer me benzinë.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si një precedent për të vendosur një vijë të kuqe në cilësinë e ndërtimeve.

Lexova reagimin e një inxhinieri kimist, Prof. Dr. Zarif Dervishi. “Jam shprehur prej kohësh në shtypin, komunikime verbale, në shumë takime me drejtues bashkie, se veshja e pallateve me kapotë polistiroli duhet të ndërpritet me urgjencë se përbën rrezik për jetën e banorëve edhe të pallateve ngjitur…! Kjo llojë kapote prej polistiroli prodhohet në vend. Ky lloj polisteroli nuk përdoret as në USA , as në Europë dhe as në vëndet e Azisë e më tej…”.

Ka ende një debat se me çfarë materiali ka qenë veshur pallati i kompanisë “Arlis” që u dogj. Por kjo nuk është një çështje analizash në rrjet apo në media, është çështje ekspertësh. Ajo që është fakt, është se një pallat i tërë u dogj si të ishte prej kashte dhe dhjetra njerëz u plagosën e u rrezikuan të humbin jetën.

Dhe nuk është rasti i parë, as me këtë kompani dhe as të tgjera para saj.

Të vijmë tek zgjidhja:

Qeveria, përmes institucioneve, duhet të ndërhyje duke ndaluar në mënyrë të prerë, sot, pa pritur nesër, përdorimin e materilave që përbëjnë rrezik. Nuk ka nevojë për shkencë të madhe, as për fonde.

Ndërtimet duhet të plotësojnë standarde, që aktualisht nuk përputhen kurrkund me çmimet.

Kishim frikë se mos na sulmon Irani ne? Jo, nuk ka nevojë. Një shkrepëse dhe ia vë flakën gjithë qytetit, që ngjan si një qytet prej kartoni.

Rruga për në BE kalon nga siguria për jetën.

Kur do ta mbyllim këtë Kapitull për Integrimin?

Previous Post

Qytetarja kapërcen kangjellat e SPAK-ut: Ku janë prokurorët?!

Next Post

E rëndë në Greqi/ Tre të rinj drogojnë 19-vjeçaren deri në vdekje, mes autorëve një shqiptar

Next Post
E rëndë në Greqi/ Tre të rinj drogojnë 19-vjeçaren deri në vdekje, mes autorëve një shqiptar

E rëndë në Greqi/ Tre të rinj drogojnë 19-vjeçaren deri në vdekje, mes autorëve një shqiptar

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al