Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 4-mujorin e parë të vitit 2025, tetë nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit në vend kanë tregtuar  qumësht me aflatoksinë.

Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e Grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi dhe veshka.

Në dyqane, markete dhe supermarkete u shitën tonelata qumësht që i rrezikoi shëndetin konsumatorëve, ndërkohë që AKU nuk bëri asnjë njoftim për konsumatorin, edhe Ministria e Bujqësisë heshti.

Ky skandal është denoncuar fillimisht nga televizioni “Ora News”. Për një investigim më të thelluar të kësaj situate gazetarja Alketa Çeku iu drejtua me një shkresë zyrtare AKU-së,  ku i kërkoi këtij institucioni të bëjë transparencë me qytetarët dhe të na informojë se cilat janë emrat e 8 kompanive  që i servirën qytetarëve në tryezë qumështin që i vuri në rrezik shëndetin.

Shkresa mban datën 22.04.2025, kanë kaluar 3 muaj dhe drejtuesi i AKU refuzon të bëjë publike emrat e 8 kompanive  kryesore në vend, ndërkohe që në aksionet e fundit shihet se AKU vepron me dorë të hekurt ndaj baxhove të vogla në çdo cep të vendit.

Televizioni “Ora News” iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit, duke u nisur nga fakti që pika 1 e Nenit 1 e Ligjit për të Drejten e Informimit shprehet se “çdo institucion”, në këtë rast AKU, duhet të garantojë njohjen e publikut me informacion.

Pas hetimit administrativ nga ana e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, përfaqësuesit e AKU u shprehën se “nuk e gjykojnë të nevojshme dhënien e këtij informacioni”.

Dikush duhet t’i rikujtojë zyrtarëve  të AKU se janë aty për të zbatuar ligjin e jo për të “gjykuar” ligje që nuk kanë nevojë për interpretim.

Pika 3 e nenit të LDI  shprehet qartë se “Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik nëpërmjet dokumentit origjinal, ose një kopje” Në këtë rast Komisioneri shprehet se gazetarja synon informimin e opinionit publik duke i shërbyer këtij të fundit.

Për sa më sipër Komisioneri urdhëron AKU që deri në datën 27.6.2025 t’i kthejë përgjigje pyetjeve së gazetares Alketa Çeku:

  • Sa ka qenë sasia totale qumështit me aflatoksinë që u konstatua nga AKU?
  • Sa u konsumua nga qytetarët ?
  • Sa u bllokua?
  • Sa është sasia e asgjësuar?
  • Subjektet prodhuese të qumështit me aflatoksinë e kanë shpërndarë në kopshte dhe në çerdhe?

Por edhe pas këtij vendimi Manush Kullolli vijon të refuzojë dhënien e informacionit. Pse hesht z. Kullolli dhe fsheh dokumente që duhet t’i bëjë publike?

Me sa duket shqetësimi i drejtuesit të AKU nuk është transparenca dhe siguria ushqimore, por favorizimi i bizneseve të mëdha./Ora News

Previous Post

Motra i mbyti babain me tel, vajza e madhe tregon si e mësoi ngjarjen

Next Post

Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, policia jep detajet e para

Next Post
Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, policia jep detajet e para

Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, policia jep detajet e para

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al