Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmurët. Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj, i cili praktikisht kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit duke krijuar një monopol të përbindëshëm ekstraligjor dhe në kundërshtim të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Kali i Trojës që privatizon tenderat e shëndetësisë do të jetë një shoqëri aksionere publike, e cila replikon në mënyrë identike modelin famëkeq të Kayos edhe në sektorin shëndetësor.

“Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe sigurimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së produkteve të furnizuara,” thuhet në draft.

Por djalli qëndron në detaje. Shoqëria publike nuk do ta bëjë e vetme furnizimin e spitaleve me ilaçe dhe pajisje mjekësore, por përmes krijimit të shoqërive të përbashkëta me privatët.

“Për realizimin e objektit të saj, shoqëria krijon shoqëri të tjera ose merr pjesë në kapitalin e shoqërive të tjera tregtare, publike ose private, që kanë si objekt prodhimin dhe/ose tregtimin e barnave, pajisjeve mjekësore, produkteve të tjera shëndetësore dhe kryerjen e veprimtarive të lidhura me to,” thuhet në draft.

Pra, një kompani e përbashkët mes shoqërisë aksionare shtetërore dhe një privati do të ketë monopolin absolut të blerjes së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe llokmës së madhe qindra milionë euro të prokurimeve shëndetësore, njësoj si Timak Defence e cila ka ekskluzivitetin e furnizimit të ushtrisë me automjete dhe armë.

Përmes këtij mekanizmi qeveria praktikisht asgjëson konkurrencën në tenderat e shëndetësisë duke privatizuar de facto buxhetin e një prej sektorëve me jetik për mirëqënien e përgjithshme. Pra tashmë nuk do të ketë më tendera ku kompanitë garojnë me njëra tjetrën për të ulur çmimet, por të gjitha ilaçet dhe pajisjet spitalore do të blihen nga monopolisti publiko-privat, i cili do t’ia shesë ato shtetit nga pozita e shitësit të vetëm ekskluziv.

Vendosja e shëndetësisë nën thundrën e një monopoli privat është një çmenduri në kundërshtim të plotë, jo vetëm me kuadrin e brendshëm ligjor, por edhe me direktivat e Bashkimit Europian, pikërisht në kohën kur qeveria trumbeton hapje dhe mbyllje kapitujsh.

Profesoresha e Kembrixhit Evis Sala dhe shefi i saj, duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve se në cilin vend të Bashkimit Europian e morën këtë model dhe se cila qeveri e BE-së ka guxuar të privatizojë buxhetin publik të shëndetësisë.

Kapitali konsultoi legjislacionet e vendeve të BE-së dhe asnjëra prej tyre nuk ka një model të ngjashëm. Ky model është përdorur në dy apo tre rastë në vende të botës së tretë, mes të cilave në një nga republikat e ish Bashkimit Sovjetik. Por edhe kjo e fundit e shfuqizoi për shkak të abuzimeve të mëdha.

Tani qeveria e Shqipërisë synon t’ja u imponojë shqiptarëve monopolin vetëm që klienti i parazgjedhur të çojë në kontot e tyre private, paratë që duheshin përdor për të kuruar të sëmurët.

Nëse ky draft kalon, vite më vonë shqiptarët do të zbulojnë të tjera kështjella në Europë, këtë herë të blera me paratë e të sëmurëve që dergjen në spitalet publike. Ky është një film që shqiptarët e kanë parë dhe me sa duket do ta shohin sërish. Për fatin e tyre të keq se ata që duheshin kuruar tek Spitali 5, i ka në vendimarrjen më të lartë./Kapitali.al

Tags: qeveriashendetesi
Previous Post

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

Next Post

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete

Next Post
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al