Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria do të mbrojë burgjet me sistem antidron, AKSHI shpall tender 2.1 mln euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qeveria do të mbrojë burgjet me sistem antidron, AKSHI shpall tender 2.1 mln euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë ose 2.1 milionë euro për kontraktimin e privatit që do të ndërtojë sistemin antidron.

“Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatesisë,” thuhet në dokumentat e AKSHI-t për justifikimin e tenderit.

Shqipëria ka 21 Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku 6 prej tyre janë të sigurisë së lartë. Sipas qeverisë, përdorimi i dronave ka sjellë disa efekte negative në burgje duke përfshirë kalimin e materialeve të ndaluara, rrezikimin e sigurisë deri në arratisjen e të burgosurve si dhe ndërhyrje operacionale në aktivitetet e burgjeve.

Kamerat nuk mjaftojnë
Qeveria thotë se Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shqipëri vuajnë nga mungesa e një infrastrukture të specializuar dhe pajisjeve moderne për parandalimin dhe neutralizimin e dronave. Kjo mungesë i lë këto institucione të cenueshme ndaj rreziqeve që paraqesin Dronat e paautorizuar.

Sistemi aktual i sigurisë mbështetet kryesisht në dy elemente: mbikëqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave të mbyllura (CCTV), të cilat operojnë 24 orë në 7 ditë të javës.

“Megjithatë, këto metoda tradicionale kanë kufizime të dukshme. Faktori njerëzor në mbikëqyrje është i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve të perceptimit, veçanërisht gjatë turneve të natës ose në kushte të dobëta shikueshmërie. Nga ana tjetër, sistemet CCTV, ndonëse ofrojnë mbulim të vazhdueshëm, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar dhe identifikuar Dronat e vegjël dhe të shpejtë, sidomos në distanca të mëdha ose në kushte atmosferike të pafavorshme” thuhet në dokumentet e tenderit.

Gjithashtu sistemi i CCTV është konfiguruar në kënd optik të caktuar që nuk lejon vëzhdgimin e dronave flutures por eshte I drejtuar ne pika te tjera interesi.

“Mungesa e teknologjive specifike antidron, si sistemet e detektimit dhe bllokimit për dronat, e bën praktikisht të pamundur parandalimin efektiv të incidenteve me dronë. Kjo situatë krijon një boshllëk të konsiderueshëm sigurie, duke lejuar potencialisht futjen e sendeve të ndaluar, survejimin e paautorizuar, apo edhe tentativa për arratisje,” vlerëson qeveria. Ndaj sipas saj, modernizimi i sistemeve të sigurisë në IEVP-të shqiptare, me fokus të veçantë në teknologjitë antidron, është bërë një nevojë urgjente për të përballuar këtë sfidë në rritje të sigurisë.

/Kapitali.al/

Previous Post

Sherr mes pesë personave në Laç, parandalohet vrasja! Një i arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRI)

Next Post

Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Next Post
Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

November 9, 2026
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al