Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një punëtor i fabrikës së pasurimit të kromit në Krastë të Dibrës humbi krahun pas një aksidenti të rëndë në punë. Policia njoftoi procedim penal për administratorin e kompanisë.

Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në zonën e re në Krastë, ku punëtori 27-vjeçar, identifikuar si Ismail Kola, humbi krahun gjatë punës. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës njoftoi se për këtë ngjarje kishte proceduar penalisht administratorin e subjektit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B.L., 64 vjeç, banues në Burrel, me detyrë administrator i fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë, pasi gjatë punës është aksidentuar shtetasi I.K., 27 vjeç.”

Sipas burimeve të BIRN, aksidenti ka ndodhur pasi punëtori i fabrikës ishte tërhequr nga pulexhat (rul transportues) e makinerisë së transportimit të mineralit, çka çoi në dëmtimin e rëndë dhe humbjen e krahut. Mësohet se 27-vjeçari ishte me detyrën e fadromistit. Fabrika ku ndodhi ngjarja kishte rifilluar punën vetëm pak ditë më parë, pas një ndërprerjeje pesëmujore të aktivitetit.

Ky nuk është rasti i parë kur kjo fabrikë bëhet objekt raportimi nga Policia e Shtetit. Në dhjetor 2021, Policia e Dibrës procedoi penalisht të njëjtin administrator, Bashkim Lala, pasi dyshohej se kishte ndotur mjedisin duke derdhur mbetje dhe ujëra të ndotura nga procesi i pasurimit të kromit në përroin e Batrës, në Martanesh.Fabrika e pasurimit të kromit në zonën e re në Krastë ka nisur aktivitetin që në nëntor 2007 dhe operon si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj. Objekti i aktivitetit të saj është përpunimi dhe pasurimi i mineralit të kromit, duke përfshirë proceset e ndarjes së mineralit nga materiali inert dhe përgatitjen e tij për treg. Ky subjekt është një nga pikat kryesore të përpunimit të kromit në zonën e Martaneshit, i cili prej dekadash mbetet një nga rajonet me rezerva të konsiderueshme minerare në Shqipëri.

Ngjarja e fundit vjen në një periudhë me bilanc të rëndë në sektorin minerar. Vetëm gjatë vitit 2025, 5 minatorë kanë humbur jetën në zonën e Bulqizës dhe Klosit. Rasti i fundit ishte një javë më parë kur një 38-vjeçar u aksidentua për vdekje në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Referuar të dhënave zyrtare, sektori i minierave dhe karrierave përbën rreth 18% të aksidenteve të raportuara në punë për vitin 2024, duke e renditur atë ndër më të rrezikshmit në vend. Shumë punëtorë, të aksidentuar në sektorin minerar, kanë mbetur me paaftësi të pjesshme ose të përhershme për të vijuar punën./BIRN

Previous Post

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

Next Post

PD merr vendimin për kandidatin në Tiranë

Next Post
PD merr vendimin për kandidatin në Tiranë

PD merr vendimin për kandidatin në Tiranë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al