Nga Etleva Merko
Turp nuk është të mendosh ndryshe,turp është të mbyllësh sytë para realitetit dhe të mos pranosh të vërtetën. Rrogëtarët partiakë duhet t’i bëjnë një pyetje vetes se pse kontribuesit po largohen nga Partia Demokratike dita-ditës. Çfarë po ndodh në të vërtetë?
Është shumë e lehtë të bëhesh servil për një interes të caktuar si disa aty dhe kur dikush tjetër ka një mendim ndryshe menjëherë shpallet “tradhtar”. Këto etiketime i kemi dëgjuar prej vitesh dhe me sa duket, do t’i dëgjojmë akoma.
Por para se të flasin, le të shohin veten në pasqyrë. Le të përballen me të vërtetën duke iu përgjigjur me arsye mosarsyes së tyre.
Dhe mbi të gjitha të mos harrojmë një fakt, kontribuesit e vërtetë, ata që për vite kanë sakrifikuar pa interes personal, janë pikërisht ata që sot përballen me etiketimet e atyre që nuk mbartin asgjë në atë parti,por thjesht bëjnë një punë për t’u paguar.
Boll është boll.
Respekti fitohet me punë, me kontribut dhe me integritet, jo me zhurmë,baltosje dhe servilizëm.








